Dënime për grushte dhe gjoba, kjo është panorama e futbollit

630
Sigal

Kur kanë kaluar vetëm pesë javë kampionat janë gjobitur shtatë klube dhe janë pezulluar gjashtë fusha

Dhuna e shfaqur nga tifozeritë kanë qënë shpesh të pranishme në stadumet apo fushat tona. “Rekordin” nn këtë fillim sezoni e mbajnë stadiumet e Kukësit dhe të Flamurtarit, të cilat janë ndëskuar shumë ashpër nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Kukësi, që bëri histori në Ligën e Europës, duke qenë skuadra e vetme që kaloi tre tyre eliminatore në kompeticionet europiane, u dënua me katër ndeshje jashtë fushe, për hedhje të sendeve të forta në fushën e lojës duke shkaktuar ndërprerje përfundimtare të ndeshjes Kukësi-Vllaznia (Vendimi: 17 shtator 2013). Gjyqtari kryesor u detyrua ta mbyllë lojën pa u konsumuar 90 minuta të plota. Tifozët vendës të irrituar me lojën e skuadrës kanë nisur të ofendojnë lojtarët dhe hedhin sende në fushë. Flamurtari, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për sigurinë e zyrtarëve të klubit kundërshtar (goditja e presidentit të Skënderbeut, Artan Takaj), diskriminim të ekipit kundërshtar dhe përgjegjësi për sjelljen e spektatorëve në takimin Flamurtari-Skënderbeu (java e 2-të) u dënua me 4 ndeshje jashtë fushe, e shoqëruar kjo edhe me heqjen e tri pikëve nga klasifikimi, por në fuqi mbeti rezultati i ndeshjes 2-1 për vlonjatët (Vendimi: 17 shtator 2013). Besa u dënua me dy ndeshje pa spektatorë, për sjellje të gabuar të spektatorëve në takimin Besa-Teuta, java e 2-të (Vendimi: 17 shtator 2013). Laçi, për shkak të incidenteve të tifozerisë ndaj Partizanit, u gjobit me 50 mijë lekë, duke u bërë ekipi i dytë që gjobitet këtë vit pas Vllaznisë, në ndeshjen kundër Flamurtarit. Dënime fushash ka pasur këtë vit edhe në Kategorinë e Parë. Kështu, Himara është dënuar me katër ndeshje pa spektatorë, për hedhje të sendeve të forta dhe akte dhune ndaj zyrtarëve në javën e parë të kompeticionit. (Vendimi: 5 shtator 2013). Me dy ndeshje pa spekatorë është dënuar Burreli (vendimi: 24 shtator), ndërsa Përmeti i Kategorisë së Dytë është dënduar me dy ndeshje pa shikues.

DËNIME PËR GRUSHTE

Futbollitët e Kategorisë Superiore kanë qenë të disiplinuar dhe korrektë në dy javët e para, ku ka vetëm një dënim, ai ndaj Aldi Bocit të Vllaznisë, të pezulluar katër muaj për lojë ndaj kundërshtarit. Përkundrazi, në Kategorinë e Parë numërohen shtatë raste pezullimesh, ku për gjashtë prej tyre janë për goditje me grushtë të kundërshtarit. Kështu, me nga pesë ndeshje pezullim janë ndëshkuar Hergest Gjondeda (Himara), Mario Muxhaj (Tomori), Nedjad Drazhanin (Butrinti), Rigest Karaj (Mamurrasi), Gerando Sharavaolli (Tomori), Hekuran Koreshi (Albpetroli) dhe Aldo Branica (Shkumbini). Futbollisti kroat i Tiranës, Verdan Gerc, u pezullua pesë ndeshje pas goditjes së lojtarit malazes të Vllaznisë, Blazhe Rajoviç. Lojtari Veleçiku, Senad Lekaj, për goditje ndaj zyrtarit te ndeshjes u dënua 12 muaj. Me katër javë është ndëshkuar Klaudio Rexhepi (Dinamo), për ofendim të zyrtarëve.

Gjobat ndaj klubeve

Deri tani janë dënuar me gjobë shtatë klube: tre nga Kategoria Superiore (Vllaznia, Laçi dhe Tirana); tre nga Kategoria e Parë (Luftëtari, Burreli dhe Iliria) si dhe një nga Kategoria e Dytë (Përmeti). Kryeisht gjobat janë me nga 50 mijë dhe 20 mijë lekë të rinj. Motivet janë për mospërmbushjen e detyrimeve dhe pergjëgjësisë për organizimin e një ndeshje futbolli, kore fyese të tifozëve ndaj gjyqtarëve, por dhe për hedhje të hedhje të sendeve të forta, duke goditur zyrtarin e ndeshjes.

Gjobat ndaj klubeve

Vllaznia   50 000 lekë

Laçi       50 000 lekë

Tirana     50 000 lekë

Luftëtari  50 000 lekë

Burreli    50 000 lekë

Iliria     20 000 lekë

Përmeti    20 000 lekë

Dënimet e fushave

Besa       2 ndeshje pa spektatorë

Kukësi     4 ndeshje jashtë fushe

Flamurtari 4 ndeshje jashtë fushe

Himara     4 ndeshje pa spektatorë

Burreli    1 ndeshje pa spektatorë

Përmeti    2 ndeshje pa spektatorë

Zyrtarët

Dedë Ndreca 18 muaj pezullim

PEZULLIMET E LOJTARËVE

Kategoria Superiore

Aldi Boci (Vllaznia)            4 muaj

Verdan Gerc (Tirana)            5 ndeshje

Kategoria e Parë

Hergest Gjondeda (Himara)       5 ndeshje

Mario Muxhaj (Tomori)           5 ndeshje

Nedjad Drazhanin (Butrinti)     5 ndeshje

Rigest Karaj (Mamurrasi)        5 ndeshje

Gerando Sharavaolli (Tomori)    5 ndeshje

Hekuran Koreshi (Albpetroli)    5 ndeshje

Aldo Branica (Shkumbini)        5 ndeshje

Klaudio Rexhepi (Dinamo)        4 ndeshje

Senad Lekaj (Veleçiku)          12 muaj

HISTORI DHUNE / Sezonin e kaluar u pezulluan 25 fusha dhe u dënuan 70 futbollistë

 Ditari i “zi” i futbollit

 Ngjarjet e këtyre pesë javëve të para të këtij edicioni në futbollin shqiptar, në të tria kompeticionet, janë një kambanë alarmi për kompeticionin më të rëndësishëm në vend. Në fakt, kemi të bëjmë me një “film” të parë dhe të riparë disa herë. Duke u ndalur të dënimet e fushave, janë dhënë 27 vendime, nga Komisioni i Disiplinës, ku nëntë i përkasin klubeve të Kategorisë Superiore, dhjetë të Kategorisë së Parë dhe gjashtë të Kategorisë së Dytë. Sezonin e kaluar u dënuan me pezullime dhe gjoba të ndryshme, jo pak, por 70 lojtarë, në të tria kompeticionet: Kategoria Superiore, Kategoria e Parë dhe e Dytë, pa përfshirë ato të moshave, teksa janë gjashtë lojtarë që janë ndëshkuar me pezullime të përjetshme: Ervis Peci, Renato Saliko, Hyserion Shupe dhe Efiliano Lico (të katër të Gramozit), si dhe Donald Harizi i Memaliajt. Me pezullime të përjetshëm është dhe Dritan Pica i Besëlidhjes U-19, i cili u tregoi thikën kundërshtarëve dhe gjyqtarit gjatë një ndeshje me Flamurtarin e asaj moshe.

Nëntë nga 14 klubet e Kategorisë Superiore (ose mbi 60%), që janë ndëshkuar nga Komisioni i Disiplinës, për të luajtur pa shikues, apo zhvilluar ndeshje në fushë asnjanëse. Shkaqet janë të ndryshme që, herë lidhen me sjelljen jo korrekte të tifozëve dhe herë me ekzaltimet e tejkaluara të ultrasve në përdorimin masiv të fishekzjarrëve (si në rastin e tifozëve gjirokastritë në fitoren 4-1 të Luftëtarit ndaj Teutës, java e 2-të). Në Kategorinë Superiore spikatën Tomori dhe Luftëtari, me nga dy dënime secili për të luajtur pa shikues, ku bien në sy ato të beratasve me nga katër dhe tri javë, përkatësisht më 29 gusht 2012 (pas incidenteve në javën e parë në ndeshjen kundër Tiranës) dhe 27 nëntor 2012. Luftëtari ka luajtur dy herë pa shikues: më 5 shtator 2012 (hedhje fishekzjarre në ndeshjen Lufëtari-Teuta 4-1) dhe 14 shkurt 2013 (për hedhjen e mjeteve ndezëse në Luftëtari-Kastrioti 1-3). Kulmin në Kategorinë Superiore e mban Besa. Skuadra kavajase u dënua, më 6 nëntor 2012, për të luajtur gjashtë ndeshje jashtë fushe. Gjithçka, lidhet me hedhjen në fushë të sendeve të forta në fushën e lojës nga ana e tifozëve, që sollën ndërprerjen e përkohshme për disa minuta të lojës, në ndeshjen kundër Skënderbeut. Për protesta me fjalë ofenduese u dënuan ish-trajneri i Besës, Ilir Daja, me dy jave pezullim dhe një gjobë prej 100 mijë lekësh.

KATEGORIA SUPERIORE

NDESHJE PA SHIKUES

Tomori          7

Luftëtari       2

Vllaznia        1

Skënderbeu      1

Kastrioti       1

Kukësi          1

Besa            1

Laçi            2

NË FUSHË ASNJANËSE

Besa            6

KATEGORIA E PARË

NDESHJE PA SHIKUES

Butrinti        2

Ada             1

Gramshi         1

Himara          1

Naftëtari       1

Lushnja         1

Pogradeci       1

Partizani       1

NË FUSHË ASNJANËSE

Naftëtari       14

KATEGORIA E DYTË

NDESHJE PA SHIKUES

Memaliaj        4

Turbina         4

Këlcyra         4

Erzeni          2

Përmeti         2

Delvina         1

Bilisht Sport   1

NË FUSHË ASNJANËSE

Këlcyra         6