Dëmtimi i Ajetit në stërvitje/ A do të luajë mbrojtësi i Kombëtares në ndeshjen me Italinë?

530
Në prag të ndeshjes me Italinë, tifozët mund të marrin frymë thellë pasi Arlind Ajeti, i dëmtuar dje gjatë seancës stërvitore, do të mund të luajë në mbrëmje.
Ajeti pësoi një dëmtim në fushën e “Renzo Barberas” duke trembur disi kuqezinjtë, por duket se nuk ka ndonjë gjë të madhe për t’u shqetësuar, pasi mbrojtësi do jetë në fushë për këtë sfidë.

Stafi mjekësor ka qetësuar De Biazin, se dëmtimi i mbrojtësit ka qenë tepër i lehtë dhe se stërvitja u la në mes për të mos rrezikuar që lojtari të lëndohej akoma më tepër.

Arlind Ajeti do të formojë treshen e qendrës në mbrojtje së bashku me Kukelin dhe Veselin, ndërsa Hysaj dhe Agolli do të mbulojnë krahët në prapavijë.
Sigal