Dembele i shpëton nderin, Barcelona ruan kreun

475
Sigal

Kreu i La Ligës do të jetë pronë e Barcelonës edhe pas javës së 13-të.

Kjo, pasi katalanasit nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në “Wanda Metropolitan” ndaj Atleticos së Madridit. Një pikë që vjen falë nuhatjes edhe të Ernesto Valverde, që lëviz të gjitha kartat për të arritur golin e Diego Costës. Braziliani i natyralizuar në spanjoll zhbllokoi takimin 13 minuta përpara fundit.

Por kur u duk se gjithçka po shkonte në favor të “Los Colcheoneros”, Ousmane Dembele bëri një gjest heroik. Vetëm 10 minuta në fushën e lojës i mjaftuan francezit për të nxjerrë nga balta shokët e ekipit. Me këtë barazim Barcelona qëndron në krye me 25 pikë, e ndjekur nga Atletico me një pikë më pak.