Sigal

Ousmane Dembele ka kaluar në avantazh Barcelonën vetëm pas 7 minutash lojë në ndeshjen kundër Tottenham, të cilët janë të motivuar për të fituar këtë ndeshje pasi varet kualifikimi për në fazën e 16 më të mirave.

Barcelona e ka nisur me formacion rezervë duke lënë në stol lojtarë si Messi, Suarez, Pique etj. Por të rinjtë duken të motivuar për të treguar se vlejnë dhe Tottenham do e ketë të vështirë kundër tyre.

“San Siro” ka kapluar në heshtje pas golit të PSV që ndëshkoi Interin me golin e Lozano në minutën e 13’-të, shkruan SP.