Del Piero flet për “dështimin” e Italisë: Calciopoli, një bombë atomike!

563
Dështimi për tu kualifikuar në Kupën e Botës “Rusi 2018” nuk ka kaluar pa u komentuar nga një legjendë e futbollit italian si Alessandro Del Piero.
Sipas ish-futbollistit të Juventusit, rënia e Kombëtares italiane në minimumin historik ka ardhur si pasojë Calciopolit.
Skandali i Calciopolit, vetëm pak muaj pas triumfit të “të kaltërve” në finalen e Kupës së Botës në Berlin, shënoi rrokullisjen e futbollit në Itali, që kulmoi me eliminimin në “play-off”-in e Botërorit nga Suedia.
“Calciopoli erdhi si një bombë atomike. Që nga ai moment kampionët më të mëdhenj të futbollit u larguan në kampionate të tjera të mëdha në Europë. Nuk është e rastësishme që të tjerët u rritën. Me Italinë ndodhi e kundërta, ne u fundosëm”.
Diferenca, sipas Del Pieros ndihet në përplasjet ndërkombëtare.
“Premier League shpërtheu falë aftësisë drejtuesve të futbollit anglez në shitjen e markës së tyre, duke siguruar kontrata të majme për të drejtat televizive. Reali dhe Barcelona ndoqën politikat e tyre, ndërsa Gjermania përfundoi një rrugëtim të nisur që kur fitoi të drejtën për të organizuar Kupën e Botës së Vitit 2006. Edhe në Francë mbërritën investitorë të fuqishëm të huaj. Italia, përkundrazi, u fundos!”, deklaroi legjenda e futbollit italian.
Sigal