Deklarata që bëri bujë, Valencia kërkon nga UEFA të hetoj çështjen Gasperin

256
Sigal

Klubi i Valencias nuk e ka pritur aspak mirë deklaratat e trajnerit Gasperini i cili u shpreh se përpara ndeshjes së kthimit në Champions League kundër ekipit spanjoll kishte pasur të gjithë simptomat e Covid-19, mes tyre dhimbje trupi, humbje të nuhatjes etj. Testet sierologjike vërtetuan më pas se trajneri i Atanantës ka qenë i infektuar me coronavirus. Valencia i ka kërkuar UEFA dhe autoriteteve sanitare italiane një hetim mbi trajnerin e Atalantas, pasi nëse do të merreshin parasysh simptomat e tij dhe nëse do ti ishte nënshtruar testit, i gjithë ekipi i Atalantës në atë kohë do të ishte i detyruar të futej në karantinë dhe ajo sfidë nuk do të luhej.

Në fakt ndodhi krejtësisht e kundërta, ai takim u zhvillua dhe Atalanta siguroj një kualifikim historik për në çerekfinalet e Champions League. Menjëherë pas atij takimi, 10 nga 15 futbollistët e Valencias rezultuan pozitiv me Covid-19. Klubi i Valencias pretendon se ky fakt i anashkaluar ka vënë në rrezik jetën e personave të tjerë. Sfida Atalanta-Valencia e zhvilluar në Milano është konsideruar nga të gjithë ekspertët si një “bombë biologjike” e cila ka ndikuar shumë në përhapjen e coronavirus.