Deklarata e Mbappe ngroh zemrat e tifozëve parizienë

213
Sigal

Kylian Mbappè ka komentuar në media për të ardhmen e tij, se ai nuk ka pranuar të rinovojë kontratën (i skadon në verë të vitit të ardhshëm) pasi dëshiron t’i bashkohet Realit të Madridit.

Në një intervistë për revistën zyrtare të klubit parisien, fenomeni francez tregoi një qëndrim krejtësisht të ndryshëm, duke dhënë përshtypjen se absolutisht nuk dëshiron të ndryshojë ambient. Në intervistë, në të cilën ai mori pjesë së bashku me shokun e sulmit, Neymar, Mbappè deklaroi:

“Ëndrra ime e madhe është të jem në gjendje të fitoj Championsin me PSG, do të ishte diçka fantastike”.