Dejan Lovren: Ju tregoj fjalimin brilant të Klopp para përmbysjes së çmendur

787
Sigal

Dita pas përmbysjes në shtëpinë e Liverpoolit është edhe më e bukur. Tifozët e “The Reds” janë zgjuar të gëzuar më shumë se kurrë pas rezultatit 4-0 ndaj skuadrës së Valverdes. Një rezultat i pamenduar për të gjithë, por jo për Klopp, arkitektin e kësaj mrekullie. Lajmin e ka konfirmuar pas ndeshjes Dejan Lovren.

“Para ndeshjes trajneri bëri një fjalim fantastik. Fjalët e tij ishin brilante, duke na dërguar në një nivel superior. Koncepti ishte i thjeshtë “besoni, fiksojeni në kokë se mund t’ia arrini’. Fjalimi i tij ishte diçka që nuk e kisha dëgjuar asnjëherë më parë.

‘Djemë besoni. Një ose dy gola, edhe nëse nuk shënojmë në 15 minutat e para nuk ka rëndësi. Besoni në minutat 65, 66 apo 67. Besoni se mund të shënoni në çdo moment. Me Anfield që na mbështet, mund t’ia dalim. Djem ne mundemi”.