De Biazi për mediat italiane:Xhaka e Gashi “xhol” për Fiorentinën

564
Eksperienca e De Biazit në kombëtaren shqiptare po i shërben jo vetëm futbollit tonë por edhe individëve të veçantë.Trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi është gjithmonë i gatshëm të sponsorizojë futbollistët shqiptarë në klubet italiane.
Kreu i kombëtares Shqiptare në një intervistë për “Firenzeviola.it” është pyetur për dyshen e Bazelit, Xhaka-Gashi të cilët kanë qenë në qendër të vëmëndjes tërhequr vëmendjen e Fiorentinës ku trajner sezonin e ardhshëm do të jetë Paulo Soza.
De Biazi ka thënë fjalët më të mira për dy futbollistët duke deklaruar që ata mund të jenë goditje të mëdha të “vjollcëve” në këtë merkato vere.
“Për Xhakën mund të them se ai është një “xhol” që luan në mbrojtje dhe mesfushë, pra mund të mbulojë pa problem disa role. Atë mund ta përdorësh në të djathtë dhe në të majtë të mbrojtës po ashtu edhe në qendër- shprehet italiani gjatë intervistës.
“Ai është si një motor që nuk pushon kurrë së punuari, Xhaka është një pikë e fortë, si në Kombëtare ashtu edhe te Bazeli. Ai është plotësisht gati që të luajë në Serie A, pasi që loja dhe fiziku i tij mund të bëhen shumë të rëndësishme për Fiorentinën apo për ndonjë skuadër tjetër italiane”,- deklaroi De Biazi.
Xhani De Biazi komentoi edhe Shkëlzen Gashi duke theksuar se edhe ky futbollist është absolutisht i denjë për të veshur fanelën e Fiorentinës duke e konsideruar “xhol”. “Gashi vitin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë i Superligës së Zvicrës me fanelën e Grasshopers, duke shënuar 19 gola.
“Këtë vit Soza e ka përshtatur në krahun e majtë dhe gjithashtu ka rezultuar fantastik pasi ka shënuar shumë gola. Golin e ka në gjak. Edhe ai mund të jetë një blerje e goditur e Fiorentinës”,- shtoi De Biazi. Prej disa ditësh, Fiorentina ka hedhur idenë dhe po gjurmon këta dy futbollistë shqiptarë pasi trajneri i ri Soza i ka kërkuar drejtuesve që t’i marrë me vete në ekip.
Sigal