De Biazi, në shqip: “Unë besoj!”

486
Sigal

Trajneri italian po përpiqet të karikojë lojtarët për ndeshjen e madhe kundër Norvegjisë, që vlen sa Botërori

Sa më shumë po afrohen ditët e ballafaqimit të madh me Norvegjinë, aq më shumë tensioni rritet. Është një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e Kombëtares sonë, pasi në rast të një fitoreje me nordikët ëndrra për të qenë për herë të parë në finalet e një eventi të madh ndërkombëtar, si Kampionati Botëror. Në ethet e pragsfidës është përfshirë edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi. Italiani është një njohës i mirë i anës psikologjike, dhe në vazhdimësi po lëshon mesazhe inkuruajuese dhe motivuese për lojtarët, por dhe për tifozët. “

Unë besoj! Io credo! I believe!”, ky ishte mesazhi i De Biazit në faqen e tij zyrtare në rrjetin e famshëm social “Facebook”. Reagimet, komentet dhe pëlqimet ishin të shumta. “Jepi Mister, nëse ku besoni, ne mund të fluturojmë drejt Brazilit”, ishte njëri nga mesazhet e publikuara. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në muajin mars në Oslo, në “Uleval”, Shqipëria fitoi 1-0 falë një eurogoli të realizuar nga Hamdi Salihi. Pas pesë ndeshjeve të para, Shqipëria ndodhet në vendin e dytë me nëntë pikë (po aq sa Islanda). Zvicra kryeson me 11 pikë, ndërsa Norvegjia ndodhet në vendin e katërt me shtatë pikë. Xhani De Basi e ka ftuar Vullnet Bashën në Kombëtaren Shqiptare, për ndeshjen kundër Norvegjisë. Para se të debutojë me ekipin kuqezi, 21-vjeçari duhet të pajiset me pasaportë shqiptare dhe të marrë lejë nga FIFA. Vullnet Basha do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare, për ndeshjen kundër Norvegjisë, e cila do të zhvillohet në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror ‘Brazil 2014’. De Basi për ndeshjen kundër Norvegjisë në ekipin kuqezi ka ftuar edhe kosovarin tjetër, Amir Abrashi, i cili luan me ekipin zviceran Grashoppers. Edhe Abrashit, sikurse Bashës, i duhet leja nga FIFA për të luajtur me Shqipërinë, pasi më herët ka luajtur me ekipin U-21 dhe U23 të Zvicrës. Përveç Bashës e Abrashit, në listën e De Biazit për ndeshjen e 7 qershorit do të jenë edhe katër emra të rinj: Jurgen Gjasula (Duisburg), Ergys Kaçe (PAOK), Azdren Llulaku (Gaz Metan) dhe Ilir Berisha (Orebro). Edhe Norvegjia di se, është para një misioni tepër të vështirë në Tiranë, në një nga ndeshjet që konsiderohet figurativisht si për “jetë a vdekje”, kur ajo të përballet me Shqipërinë e De Biazit. Për këtë, më i vetëdijshëm se kushdo tjetër është trajneri i Kombëtares norvegjeze, Egil Olsen. “Me Shqipërinë e kemi thikën në grykë. Nëse nuk fitojmë në Tiranë, e rrezikojmë seriozisht pjesëmarrjen në finalet e Botërorit”, – tha “Drillo” gjatë një konference për shtyp për mediat e vendit të tij, ku bëri të ditur edhe listën e lojtarëve të grumbulluar, për ndeshjen zyrtare me Shqipërinë (7 qershor, në Tiranë) dhe miqësoren me Maqedoninë (11 qershor, në Oslo) “Ne e njohim tani Shqipërinë më mirë, por kjo është reciproke. Ata kanë humbur disa lojtarë për shkak të kartonëve të verdhë dhe të kuq në ndeshjen kundër nesh, ndërkohë që neve na janë rikthyer si Daniel Braten ashtu dhe Espen Rud”, – tha Olseni.

Pesë ndeshje
Në dispozicion të Kombëtares janë dhe pesë ndeshje: dy në Shqipëri (me Norvegjinë dhe Zvicrën) dhe tre jashtë, në Islandë, Slloveni dhe Qipro

Eliminatoret “Brazil 2014”
GRUPI E

RENDITJA

Ekipi N P
1. Zvicra 5 11
2. Shqipëria 5 9
3. Islanda 5 9
4. Norvegjia 5 7
5. Qipro 5 4
6. Sllovenia 5 3

NDESHJET E SHQIPËRISË

2012
Shqipëri-Qipro 3-1
Zvicër-Shqipëri 2-0
Shqipëri-Islandë 1-2
Shqipëri-Slloveni 1-0

2013
Norvegji-Shqipëri 0-1
Shqipëri-Norvegji 07.06
Slloveni-Shqipëri 06.09
Islandë-Shqipëri 10.09
Shqipëri-Zvicër 11.10
Qipro-Shqipëri 15.10

TRI FITORET E DE BIAZIT

Shqipëri-Qipro 3-1
Fitorja ndaj Qipros (3-1) ishte para në eliminatoret e Botërorit, e arritur me Xhani De Biazin në bankinë. Ndeshja u luajt, më 7 shtator 2012 dhe ishte e vlefshme për eliminatoret e “Brazil 2014”. Armando Sadiku (36’), Edgar Çani (84’) dhe një supergol i Erjon Bogdanit (87’). Golin e vetëm për qipriotët e shënoi Vinsent Laban (45+5).

Shqipëri-Slloveni 1-0
Pas dy humbjeve rresht: 2-0 me Zvicrën në Gjenevë dhe 2-1 me Islandën në Tiranë, Kombëtarja u rikthye te fitorja, duke mposhtur 1-0 Slloveninë në “Qemal Stafa”. Gjithçka u vendos nga një gol i bukur i mesfushorit të FSV Frankfurtit, Odise Roshit në minutën e 37-të të takimit. Një fitore nën siglën e trajnerit Xhani De Biazi.

Norvegji-Shqipëri 0-1
Fitorja 1-0 ndaj Norvegjisë në “Uleval” të Oslos, falë një supergoli të realizuar nga Hamdi Salihi në minutën e 67-të, bëri bujë në Europë dhe e çoi Shqipërinë në vendin e dytë në grup, më nëntë pikë pas pesë ndeshjesh. Kjo ishte dhe fitorja e dytë që Shqipëria ka arritur në transfertë, pas asaj 1-0 kundër Kazakistanit në Almaty (trajner Hans-Peter

Dy vellëzërit kosovarë, përballë njëri-tjetrit: Taulanti me Shqipërinë dhe Graniti me Zvicrën

Xhaka kundër Xhakës

Do të ketë një përballje vëllezërish së shpejti. Granit Xhaka Taulant vs Taulant Xhaka. Më 7 qershor, Shqipëria do ta zhvillojë njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të saj në kualifikimet për kampionatin botëror “Brazili 2014”. Shqipëria në “Qemal Stafa” të Tiranës ndeshet me Norvegjinë dhe duke pasur parasysh listën që po planifikon ta bëjë trajneri i kombëtares Xhani De Biazi, mund të thuhet se Norvegjia në Tiranë, do të ketë kundërshtar një super kombëtare, e cila në radhët e saj do të ketë hiq më pak se 15 futbollistë kosovarë. Emri i fundit është ai i Taulant Xhakës, që sipas disa burimeve të gazetës pritet të jetë përforcimi i fundit i ushtrisë kuqezi të De Biassit. Paraqitja e tij në kombëtare pritet të sjellë së shpejti edhe duelin e dy vëllezërve në taborre të ndryshme, atë të Shqipërisë dhe Zvicrës. “Taulant Xhaka i ka thënë po ftesë së kombëtares dhe pritet të ftohet për ndeshjen me Norvegjinë, pas kontakteve që kanë pasur ai dhe zyrtarët e federatës shqiptare. Procedurat e nevojshme tashmë kanë filluar dhe ai pritet të jetë i grumbulluar me kombëtaren me 29 maj”, thotë burimi i gazetës. Kjo vetëm sa tregon se De Biazi ka besim të plotë në kosovarët drejt ëndrrës shqiptare për të qenë pjesë e një evenimenti të madh të futbollit, si botërori. Pra përveç Taulantit, Valdet Ramës, që pritet të debutojë në një ndeshje kualifikuese me Shqipërinë, në këtë përballje emra të rinj janë Vullnet Basha, Azdren Llullaku e Ilir Berisha. Zyrtarët e FSHF-s kanë konfirmuar se tashmë ka nisur proceduar e nevojshme për pajisje me pasaportë shqiptare të këtyre lojtarëve, derisa kanë thënë se në procedurë paksa më të përshpejtuar është ajo Berishës, i cili edhe shihet si kandidati kryesor për ta zëvendësuar në qendër të mbrojtjes, Lorik Canën. Aktualisht pjesë e kombëtares janë lojtarët Etrit Berisha, Samir Ujkani, Armend Dallku. Debatik Curri, Mërgim Mavraj, Alban Meha, Lorik Cana, Ahmed Jonuzi, Burim Kukeli, ndërsa nën vëzhgim janë edhe Agon Mehmeti, Amir Abrashi, Flamur Kastrati, Alban Bunjaku, Ilir Azemin, Shkodran Mustafi e Loret Sadiku. Se kush do të jetë saktë pjesë e asaj liste do të shihet më 29 qershor kur kombëtarja pritet të jetë e plotë në grumbullimin e saj, aktualisht me kombëtaren po stërvitin vetëm lojtarët e kampionatit shqiptar, pasi që atje ka përfunduar gara dhe guxojnë të pauzojnë shumë.
Për njohësin e futbollit kosovar, Muharrem Sahiti, afrimi i kaq shumë lojtarëve në kombëtare është një sinjal i mirë për futbollin kosovar dhe se ne si vend mund të mburremi me kaq shumë lojtarë që kemi. “Padyshim është mjaft pozitive dhe një sinjal i mirë që ky vend ka futbollistë shqiptarë. Tash po e shohim që jo vetëm kombëtarja e Shqipërisë është e interesuar për futbollistë kosovarë. Këto ditë e pamë edhe njërën ndër skuadrat më të mëdha në Evropë, Borussia Dortmund që kërkon talentet e Prishtinës. Pra kjo është e mirë për futbollin tonë dhe se edhe Kosova kur të pranohet nuk do të ketë telashe për ta krijuar një kombëtare të fortë”, tha Sahiti. Kombëtarja shqiptare do të blindohet në bazën e saj në “Tropical” të Durrësit, ku do të mblidhet prej datës 29 maj e deri më 7 qershor, në ditën e zhvillimit të ndeshjes ndaj “vikingëve”.

Adrian Gashi: “Ndeshja kundër Shqipërisë, speciale për mua”

Futbollisti me origjinë shqiptare, Ardian Gashi, pritet të udhëheqë mesfushën e norvegjezëve në sfidën vendimtare ndaj Kombëtares Shqiptare. ”Gashi luan në njërën prej skuadrave më të mira në Suedi. Ai vlerësohet atje dhe është i fortë në mbrojtje. Dominon mesfushën. Ai ka luajtur mirë në disa ndeshje rresht dhe ndoshta është lojtari me më shumë mundësi për të zëvendësuar Havard Nortveitin në mesfushë”, ka thënë Egil Olsen për mediumet norvegjeze. Në tetor të vitit 2012, Ardian Gashi, është kthyer pas një kohe të gjatë në përfaqësuesen nordike. Ai në vitet 2004/2005 kishte realizuar shtatë paraqitje, ndërsa pas kthimit edhe katër të tjera. ”Futbollistët që u paraqitën ndaj Shqipërisë nuk luajtën mirë. Kështu që trajneri vendosi të bëjë ndryshime. Unë e kam kryer mirë punën te Helsingobrgu dhe për këtë erdhi ftesa”, ka deklaruar 31-vjeçari për të përditshmen ”Koha Ditore”. “Natyrisht ndeshja ndaj Shqipërisë është speciale për mua. Vij nga Kosova dhe të luajë në Tiranë do të jetë diçka e veçantë. Por, nuk pres që të fyhem apo të vërshëllehem nga tifozët shqiptarë. Shpresoj të fitojmë”, ka përfunduar Gashi. Valon Berisha i Red Bull Zalcburgut në kampionatin zviceran dhe Ardian Gashi i Helsingborgut në kampionatin suedez janë dy lojtarët kosovarë, të cilët janë përfshirë në listën e Norvegjisë për ndeshjen kundër Shqipërisë. Në takimin e parë në Oslo i pranishëm ishte vetëm mesfushori Berisha, i cili luajti në njëzet minutat e fundit, ndërkohë që nuk ishte grumbulluar Gashi

Servette fton përfaqësuesen e Kosovës në miqësore

Pritej që kombëtarja A e Kosovës të merrte dritën jeshile nga FIFA, qeveria botërore e futbollit, për të nisur rrugëtimin zyrtar. Por ky fakt nuk ka ndodhur, madje kërkesa e Federatës Kosovare të Futbollit për të lejuar kombëtaren A të zhvillojë ndeshje miqësore, nuk është futur në rendin e ditës për mbledhjen e komitetit ekzekutiv të FIFA-s, i cili do të mbahet ne fund të muajit maj në Mauritius. Në këtë mënyrë duket se për të parë kombëtaren A të Kosovës në fushë në ndeshje miqësore ndaj kombëtareve të tjera duhet pritur ende. Megjithatë pavarësisht pengesave të njëpasnjëshme, ftesat nuk mungojnë për ekipin A përfaqësueses të shtetit më të ri në Europë. Së fundmi është skuadra e superligës zviceriane, Servete që ka formalizuar ftesën për një miqësore me kombëtaren A të Kosovës. Sipas klubit zviceran ftesa është e vlefshme për një miqësore në fundin e muajit të ardhshëm në Gjenevë të Zvicrës. Servete përfundoi në vendin e katërt këtë sezon në kampionatin zviceran, pozicion që i jep mundësinë të luajë në turin e dytë kualifikues të Europa League, dhe përgatitjet për sezonin e ardhshëm kërkon ti nisë me një miqësore ndaj përfaqësueses së Kosovës. Përkundër mungesës së zyrtarizimit të FIFA-s, duket që kombëtarja A e Kosovës e ka marrë drejtimin e saj, dhe ftesa e fundit është dëshmia se pranimi i saj në FIFA dhe UEFA do të jetë thjesht çështje kohe.

Liga e Kampionëve, finalja 2014 në Berlin

UEFA shpërblen Gjermaninë pas kualifikimit të dy skuadrave në finalen e madhe të Ligës së Kampioneve që do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Uembli” mes Borusias së Dortmundit dhe Bayernit të Mynihut. Organi më i lartë përfaqësues i futbollit europian bën me dije se finalja e Ligës së Kampioneve për sezonin 2014-2015 do të zhvillohet në stadiumin “Olimpik” të Berlinit. Vendimi është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pas zhvillimit të mbledhjes në qytetin e Londrës. “Olympiastadion” i hapi dyert zyrtarisht për herë të parë në vitin 1936 me rastin e Olimpiadës, ndërsa në historinë e tij ka pritur finalen e madhe të Kupës së Botës në vitin 2006 mes Italisë dhe Francës, ndërsa që prej vitit 1985 aty zhvillohen finalet e Kupës së Gjermanisë. Me kapacitet 74 mijë vende, “Olympiastadion” është shtëpia e skuadrës kryeqytetase të Hertha Berlinit. Ndërkohë, ndryshon seli një tjetër finale e sezonit 2014-2015 pasi ndeshja mbyllëse e Europa League do të luhet në stadiumin kombëtar të Varshavës në Poloni. Ndërkohë, sezonin e ardhshëm, finalen e Ligës së Kampioneve do ta presë Lisbona, ndërsa atë të Europa League, Torino.