De Biazi, midis nderit dhe turpit

516
Sigal

Sot, QIPRO-SHQIPËRI (18:00). Shqipëria ka pësuar tri humbje rresht, ndërsa Qiproja katër

Shqipëria do të luajë sot kundër Qipros (18:00) ndeshjen e fundit në këto eliminatore të Botërorit “Brazil 2014”, me synimin për t’i bërë një mbyllje pozitive fushatës, pas një serie prej tri humbjesh dhe një pikë nga katër ndeshjet e fundit, që e nxorrën atë edhe nga rruga drejt vendit të dytë, apo zonës “play-off”. Pra, kjo ndeshje ka një objektiv të vetëm: t’i rikthejë nderin e humbur Shqipërisë, pas humbjeve me Slloveninë, Islandën dhe Zvicrën. Shqipëria ka grumbulluar 10 pikë pas 9 ndeshjeve, ndërkohë që synimi është të kapë kuotën e 13 pikëve. Fitoren në Qipro e kërkojnë të gjithë. Në ndeshjen e parë, atë të 7 shtatorit 2012 në “Qemal Stafa”, Shqipëria fitoi 3-1 me Qipron. Armando Sadiku (36’), Edgar Çani (84’) dhe një supergol i Erjon Bogdanit (87’) për Shqipërinë. Golin e vetëm për qipriotët e shënoi Vinsent Laban (45+5). Edhe ndeshja paraardhës me Qipron ka shenjën e fitores, madje rezultati 6-1 në miqësoren e 12 gushtit të vitit 2009, i arritur në kohën e trajnerit Josip Kuzhe përbën edhe fitoren më të thellë të Shqipërisë në ndeshjet ndërkombëtare. Pra, një rekord. Në nëntë ndeshjet e kësaj fushate kualifikuese, Kombëtarja jonë ka fituar tre, teksa ka marrë edhe një barazim dhe pesë humbje (e fundit me Zvicrën, të premten e kaluar). Kuqezinjtë kanë arritur të fitojnë vetëm 14 nga 94 sfidat të vlefshme, për kualifikueset e kampionateve botërore (12 barazime dhe 65 humbje). Shqipëria ka regjistruar në total 26 fitore në ballafaqimet ndërkombëtare: 14 u përkasin fushatave kualifikuese të botërorëve, ndërsa 12 atyre të europianëve. Në këtë edicion eliminator, Shqipëria ka fituar vetëm një ndeshje në transfertë, atë 1-0 me Norvegjinë, në “Uleval” të Oslos, falë një supergoli të realizuar nga Hamdi Salihi në minutën e 67-të. Kjo ishte dhe fitorja  e dytë që Shqipëria ka arritur në transfertë, pas asaj 1-0 kundër Kazakistanit në Almaty (trajner Hans-Peter Brigel). Dy fitoret e tjera janë ato me Qipron (3-1), si dhe me Slloveinë (1-0), e arritur pas dy humbjeve rresht: 2-0 me Zvicrën në Gjenevë dhe 2-1 me Islandën në Tiranë. Gjithçka u vendos nga një gol i bukur Odise Roshit në minutën e 37-të të takimit.

Eliminatoret “Botërori 2014”

Grupi E

Të martën, 15 tetor

Qipro-Shqipëri       18:00

Norvegji-Islandë           20:00

Zvicër-Slloveni      20:00

Ekipi      N    GSH  GP   P

Zvicra     8    14   5    18

Islanda    8    14   14   13

Slloveni   8    11   10   12

Norvegjia  8    9    9    11

Shqipëria  8    8    9    10

Qipro      8    4    13   4

Asnjë eksperiment me formacionin

 Edhe pse humbi në takimin me Zvicrën dhe ka në dispozicion fantazistin Alban Meha, trajneri Xhani De Biazi nuk dëshiron të bëjë asnjë ndryshim në formacionin titullar. Pra, Kombëtarja jonë do të luajë me Berishën në portë; në mbrojtje do të jenë Agolli, Cana (kapiten i skuadrës), Mavraj dhe Lila. Në mesfushë do të rreshtohen Rama, Bulku, Kaçe e Gashi. Më i avancuar do të jetë Abrashi, ndërsa i vetëm në sulm do të jetë sërish Hamdi Salihi, autori i golit të vetëm kundër Zvicrës.

  6-1, rekordi i Kombëtares kundër Qipros

 Shqipëria ka shënuar më shumë gola në një ndeshje të vetme, kur mundi 6-1 Qipron në miqësoren e zhvilluar, më 12 gusht 2009 me kratin Josip Kuzhe në bankinë. Golat mbajnë firmat e Ervin Skëlës (2), Erjon Bogdanit, Klodian Duros, Ansi Agollit dhe Emiljano Vilës. Në atë ndeshje, Shqipëria drejtohej nga ish-trajneri Josip Kuzhe (i ndarë tashmë nga jeta në moshën 59-vjeçare, më 16 janar të këtij viti).

 Bilbila kroatë

 Qipro-Shqipëri do të gjykohet nga arbitra kroatë. Kryesor është Ivan Bebek. Ndihmësi i parë i tij është Tomislav Petroviç dhe asistenti i dytë është Miro Gërgiç. Gjyqtari i katërt Igor Pristonvik. Në ndeshjen e “Qemal Stafës” na gjykoi kazakisitanezi Artjom Kuçin.

ELIMINATORET

“BRAZIL 2014”

NDESHJET E SHQIPËRISË

Shqipëri-Qipro       3-1

Zvicër-Shqipëri      2-0

Shqipëri-Islandë           1-2

Shqipëri-Slloveni    1-0

Norvegji-Shqipëri    0-1

Shqipëri-Norvegji    1-1

Slloveni-Shqipëri    1-0

Islandë-Shqipëri           2-1

Shqipëri-Zvicër      1-2

Qipro-Shqipëri  15.10.2013

Bilanci: 9 ndeshje; 3 fitore, 1 barazim, 5 humbje; 10 pikë

NDESHJE E QIPROS

Shqipëri-Qipro       3-1

Qipro-Islandë        1-0

Slloveni-Qipro       2-1

Qipro-Norvegji       1-3

Qipro-Zvicër         0-0

Zvicër-Qipro         1-0

Norvegji-Qipro       2-0

Qipro-Slloveni       0-2

Islandë-Qipro        2-0

Qipro-Shqipëri  15.10.2013

Bilanci: 9 ndeshje; 1 fitore, 1 barazim, 7 humbje; 4 pikë

  Qiproja është skuadra që ka pësuar më shumë humbje. Shqipëria ka realizuar dyfishin e golave

 Si vijnë skuadrat në ballafaqimin e tyre

 Shqipëria dhe Qipro u përballën midis tyre në ndeshjen hapëse të fushatës eliminatore të Kupës së Botës “Brazil 2014”. Në ndeshjen e 7 shtatorit 2012 në “Qemal Stafa”, Shqipëria fitoi 3-1 me Qipron (e 12-ta në eliminatoret e Botërorit). Armando Sadiku (36’), Edgar Çani (84’) dhe një supergol i Erjon Bogdanit (87’) për Shqipërinë. Golin e vetëm për qipriotët e shënoi Vinsent Laban (45+5). Tashmë, para ballafaqimin të dytë midis tyre të dyja skuadrat ndajnë dy vendet e fundit: Shqipëria ka grumbulluar 10 pikë pas nëntë ndeshjeve, ndërsa Qiproja vetëm 4 pikë. Dy skuadrat vijnë në përballjen direkte midis tyre pas një seri humbjesh. Qiproja ka humbur katër ndeshjet e fundit (e fundit me Islandën 2-0), ndërsa Shqipëria tre (e fundit me Zvicrën 2-1).

 FITORET

Shqipëria ka fituar tri nga nëntë nëntë ndeshjet: me Qipron (3-1), Slloveninë (1-0) dhe Norvegjinë (1-0). Nga ana e saj, Qipro ka fituar vetëm një ndeshje nga nëntë të tilla: atë 1-0 me Islandën. Ekipi që ka fituar më shumë ndeshje është Zvicra, 6.

 BARAZIMET

Si Shqipëria, ashtu dhe Qiproja kanë barazuar vetëm nga një ndeshje. Kombëtarja ka barazuar 1-1 me Norvegjinë, ndërsa Qiproja ka barazuar 0-0 me Zvicrën në Nikosia. Ekipi që ka fituar më shumë ndeshje është Zvicra, 3

 HUMBJET

Shqipëria ka humbur 5 takime: me Zvicrën 2 herë (2-0, 2-1); Islandën 2 herë (2-1, 2-1) dhe me Slloveninë (1-0). Qiproja ka humbur respektivisht me: Shqipërinë (3-1), Slloveninë (2-1, 2-0), Norvegjinë (2-0, 3-1), Islandën (2-0) dhe Zvicrën (1-0). Qiproja është dhe ekipi që ka pësuar më shumë humbje në grupin tonë.

 GOLAT

Kombëtarja jonë ka shënuar dyfishin e golave të Qipros: kuqezinjtë kanë realizuar tetë gola, ndërsa ishullorët vetëm katër. Ekipet që kanë shënuar më shumë në grupin tonë janë Zvicra dhe Islanda, nga 14. Ne kemi pësuar nëntë gol (1 gol për ndeshje), ndërsa Qiproja ka pësuar 13 gola (ekipi që ka pësuar më shumë është Islanda, 14).

  Bilanci, ekuilibër i plotë

 Bilanci i Shqipërisë me Qipron është i barabartë, pasi në pesë takimet e zhvilluar secili ekip ka arritur nga dy fitore, ndërsa nëj ndeshje është mbyllur në barazim pa gola. Qipro ka fituar 3-2 në Nikosia në vitin 1998, dhe, ndonëse takimi i gushtit të vitit 2000, i luajtur në Tiranë, është mbyllur në barazim 0-0, ishullorët kanë vijuar të fitojnë sërish në fushën e tyre në 2004-n, me rezultatin 2-1, për të ardhur më pas ta fitorja 6-1 që kuqezinjtë korrën në Tiranë. Më pas, erdhën dy fitoret tona: 6-1 (në miqësore) dhe 3-1 në ndeshje zyrtare. Bilanci është pozitiv, , pasi Shqipëria ka shënuar 12 gola (6 prej të cilëve në një ndeshje të vetme), duke pësuar 7.

Ja ndeshjet

ZYRTARE

07/09/2013, Tiranë

Shqipëri-Qipro 3-1

MIQËSORE

12/08/2009, Tiranë

Shqipëri-Qipro 6-1

18/08/2004, Nikosia

Qipro–Shqipëri  2-1

15/08/2000, Tiranë

Shqipëri-Qipro 0-0

Qipro-Shqipëri 3-2

19/08/1998, Nikosia

Bilanci: 5 ndeshje; 2 fitore, 1 barazim, 2 humbje.

Golaverazhi: 12-7