De Biazi: Izraeli, kundërshtar i fortë, ja cilët lojtarë mbeten jashtë

498
Sigal

Këtë herë është vetëm një ndeshje përpara. Ndryshe nga grumbullimet e kaluara, Shqipëria do të përgatitet vetëm për një përballje. Grumbullimi paraardhës ishte për dy të tilla.

Për këtë sfidë, trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, ka vendosur që të jetë më shumë se kurrë diskret. Në axhendën e tij për këtë takim do të jenë 23 futbollistë, ndërsa sot në një konferencë për shtyp trajneri i Kombëtares ka publikuar edhe listën duke dhënë emrat e lojtarëve që do të mbeten jashtë. Disa nga emrat më të njohur nuk do të jenë në ndeshje. Në dyshim Armando Sadiku për shkak të dëmtimit. Sokol Cikalleshi, Ergys Kace, Shkëlzen Gashi nuk kanë marrë ftesën nga tekniku për këtë takim.

Ndërsa kundërshtarin e cilësoi të fortë, por jo të pamposhtur. “Skuadra që kemi përballë është e fortë, ka lojtarë cilësorë, vetëm kush mendon për futbollin në mënyrë jo profesionale mendon që mund ta mundim me lehtësi. Është një ndeshje e fortë që do tentojmë ta fitojmë, përballë kemi një skuadër me lojtarë të nivelit ndërkombëtar. Duhet të kemi shumë kujdes”,- tha trajneri De Biazi.

MUNGESA E KAÇES
Një mungesë për arsye teknike e cilësoi trajneri i kuqezinjve mungesën e Ergys Kaçes. “Kam vendosur për lojtarë të tjerë, mungesa e tij vjen për arsye teknike. Shoh që lojtarët e tjerë të grumbulluar janë më mirë se ai”.

LENJANI
“Ka bërë më të mirën sa herë ka luajtur. Ka pasur probleme, por është lojtar i besueshëm, është gjithnjë i gatshëm kur e thërret”

CIKALLESH
“ Uroj të gjejë formën e tij, por është një moment jo i mirë për të. Unë besoj shumë tek ai, besoj më shumë unë tek ai se ai tek vetja”

SADIKU
“Do mundohemi ta rikuperojmë sa më shpejt është shumë i rëndësishëm për ne”