Cristiano Ronaldo: Njerëzit bezdisen nga shkëlqimi im

466
Dje kundërshtarët e Ronaldos nuk kanë qenë në fushë, por në sallën e gjyqit dhe kjo duket se ka nervozuar së tepërmi yllin portugez të Real Madrid-it. “Galaktiku” u thirr të dëshmonte në Gjykatën e Madridit, në lidhje me procesin që prokuroria ka çelur ndaj CR7, me kërkesë të sistemit fiskal për akuzën e evazionit fiskal, ka shpërthyer nëpërmjet profilit të tij në Instagram.
“Ajo që bezdis njerëzit është shkëlqimi im. Insektet ngjitet pas llambave që ndriçojnë”, ishin fjalët që shoqëronin foton e Ronaldo-s në profilin e tij zyrtar në “Instagram”, që i drejtohet pikërisht FISK-ut spanjoll pas akuzave dhe vetëm një ditë pasi CR7 në gjykatë deklaroi se ndodhej në atë proces vetëm se quhej Cristiano Ronaldo.
Ronaldo-paraqitet-n—gjykat—-p–rballet-me-akuzat-p–r-evazion-fiskal_TS_31-07-17_3763636814_
Kjo çështje krjoi jo pak polemika edhe me Real Madrid pasi pak kohë më parë zërat për largimin e Ronaldo-s nga kryeqyteti spanjoll ishin të shumtë. Madje presidenti Fiorentino Perez u sforcua shumë për të bindur portugezin që të mos i jepte fund avanturës me 12 herë kampionët e Europës për shkak të kësaj çështje.
Sigal