Conte injoron totalisht Icardin, nuk e përfshin në stërvitjet taktike

518
Sigal

Interi i ka kthyer seancat stërvitore në një “bunker” të vërtet, ku është e vështirë për të gjetur lajme. Por mediat italiane kanë arritur që të nxjerrin një prej tyre, pasi ka të bëjë me të ardhmen e Mauro Icardit.

Sulmuesi argjentinas, i cili është në listën e largimeve gjatë kësaj vere, është lënë jashtë përgatitjeve taktike nga trajneri Antonio Conte.  Ai duket si një “trup i huaj” në ekip, madje edhe në rrjetet sociale të zikaltërve mungojnë postime për të.

Nainggolan ndërkohë duket se është më i përfshirë në planet e Contes, pasi ka qenë pjesë e stërvitjeve taktike.