“Çmendet” Perez, oferta e fundit për Pogba është historike

478
Sigal

Florentino Perez nuk e sheh dot Realin në këtë gjendje dhe do të hapë thesin përsëri. Dëmtimet e kanë kushtëzuar shumë, por edhe një ndërhyrje në merkato ishte e nevojshme që përpara miqësoreve. Pol Pogba është objektivi kryesor i të bardhëve.

Francezi dëshiron të bashkohet me Zidan dhe është gati ta lërë Junajtid. Mino Raiola është “gatitu” për realizimin e një operacioni të tillë. Sipas medieve evropiane, Perez ka gati plot 166 milionë euro për të sjellë në “Santiago Bernabeu” kampionin e botës.

Junajtid pritet të dorëzohet përballë këtij “lumi” parash. Milionat e përfituara nga shitja e tij, Solskjaer do i përdorte për të sjellë Sergej Milinkoviç-Saviç dhe Bruno Fernandes. Nëse ky operacion do kryhet, Pogba do ishte blerja më e shtrenjtë e La Ligas, shitja më e shtenjtë e Premier Ligës dhe transferimi e tretë më i madh në histori.