Chelsea synon të ‘rrëmbejë’ yllin e Barcelonës

175
Sigal

Drejtuesit e Chelsea janë të gatshëm që ti dhurojnë trajnerit Thomas Tuchel një mbrojtës krahu: bëhet fjalë për Sergino Dest, që me ardhjen e Xavit në pankinë dhe rikthimin e Dani Alves te Barcelona, duket se ka humbur vendin e tij si titullar.

Amerikani i pëlqen edhe Bayernit të Mynihut, por janë “blutë” e Londrës ata që janë më përpara në bisedime, sipas asaj që shkruan e përditshmja “Sport”.

Klubi spanjoll e vlerëson lojtarin të paktën 20 milion euro. Vetë Dest dëshiron që të qëndrojë në Barcelonë dhe të luftojë për një vend titullari në skuadër por interesimi i kampionëve të Europës mund ta bëjë që të ndryshojë mendim.