Chelsea i dashuruar me gjermanët, pasi Timo Werner ka gati 80 mln euro për talentin e Leverkusen

272
Sigal

Pas Timo Werner, Chelsea është gati të rrëmbejë një tjetër talent të futbollit gjerman. Bëhet fjalë për Kai Havertz, mesfushorin e Bayer Leverkusen, që prej kohësh është future në orbitën e klubeve më të mëdhenj të Europës, si Bayern Munich, Juventus apo Manchester United. Por mediat angleze bëjnë të ditur se Blutë e Londrës janë të favorizuar në këtë “ankand” të fortë.

0 Kai Havertz

Kjo për shkak të shumës që Roman Abramovic është gati të paguajë për të vendosur 21-vjeçarin nën urdhërat e Frank Lampard. Bayer Leverkusen “gjuan” shumë lart dhe kërkon 100 milion euro, por tratativat që kanë nisur prej javësh mund të përfundojnë me një ofertë që do të kënaqë të dyja palët. Chelsea nuk pranon të paguajë shifrën e pretenduar nga klubi gjerman, por është gati të shpenzojë deri në 80 milion euro për të marrë shërbimet e Kai Havertz. Mesfushori konsiderohet si një nga talentet e futbollit europian dhe e ardhmja e kombëtares së Gjermanisë.