Chelsea-Bayern, hakmarrja e finales së humbur: Napoli sfidon Barcelonën

747
Sigal

Champions rikthehet në fushë për dy ndeshje të tjera shumë interesante për vajtjen e 1/8 të finaleve të kompeticionit, që sheh përballë emrat të mëdhenj të kontinentit.

Në Stamford Bridge Chelsea e Bayern do të rivënë në skenë një përplasje titanësh, ku precedentët nuk tregojnë aspak se nga anon krahu i favoritit. Në San Paolo ndërkohë, nën frikën e Koronavirus do të luhet Napoli Barcelona.

CHELSEA VS BAYERN MYNIH

Nga një fitore për secilën skuadër dhe një sfidë e mbyllur në barazim kur londinezët presin në Stamford Brige gjigandët bavarezë të Bayern Mynih. Përplasja më e famshme mes dy skuadrave mbetet ajo në finale e 2012 në Champions League.

Didier Drogba barazoi në minutën e 88 rezultatin, duke e çuar ndeshjen në kohët shtesë, përpara se të shënonte penalltinë vendimtare, duke i dhënë trofeun europian për herë të parë në histori Blues.

Për Bayern është natyrisht koha të kërkojë hakmarrje, i fortë në pozita në Bundesligë e me përballjet dyshe, ku rrallë herë e kanë nxjerrë jashtë kompeticioni. Nuk janë pa problem teknikët, ku sidomos Lampard do ti ketë zgjedhjet në sulm të limituara.

N’Golo Kante është përfundimisht i pamundur për të qenë në fushë, ndërsa informacionet që vijnë nga Londra tregojnë se Chelsea do të jetë edhe pa Christian Pulisic e Callum Hudson-Odoi, pa harruar se Pedro, që nuk ishte ndaj Spurs në kampionat, do të mungojë edhe në përplasjen me Bayern. Lajmi i vetëm pozitiv është se Tammy Abraham është kthyer i disponueshëm.

Për Bayern, Niklas Sule e Ivan Perisic janë mungesat e sigurta të bavarezëve, ndërsa Javi Martinez është rikthyer në stërvitje dhe mund të jetë një alternativë.

NAPOLI VS BARCELONA

Një ndeshje shumë e vështirë ajo që përgatitet të përballojë Napoli në San Paolo përballë Barcelonës. Në fakt, formacionet e të dy skuadrave nuk vijnë në këtë përplasje në momentin e tyre më të mirë.

Për katalanasit e Setien, sikur të mos mjaftojë situata e trazuar brenda dhomave të zhveshjes, janë shtuar edhe dëmtimet e shumë titullarëve. Sulmi është pika delikate e blaugrana, që nuk kanë asnjë zëvendësues për treshen ofensive Messi-Griezman-Fati. Blerja e re Braithwaite ka udhëtuar me skuadrën por nuk mund të luajë se është jashtë listës Champions të Barcelonës.

Pjesa tjetër e formacionit të Setien është e të gjithë respektit, me Rakitic e Vidal të destinuar ta nisin nga pankina.

Gattuso në krahun tjetër është i shqetësuar nga mungesa e Koulibaly, ndërsa ka vendosur ti besojë një sulmi pa pika referimi me Mertens, Insigne e Callejon në vijën e parë. Pankinë e rezervuar për Hysaj, me tekniku që do ti besojë Di Lorenzos në të djathtë.