Champions, United sfion PSG, Juventus kërkon kthesën në Kiev

443
Sigal

Mbrëmjen e sotme do të rikthehet magjia e Champios League, teksa do të luhen sfida të fazës së grupeve. Juventus do të zbresë e para në fushë në orën 18:55 ndaj Dinamo Kiev, me synimin për të harruar sa më parë fillimin e vështirë në kampionat.

Finalistët e sezonit të kaluar, Paris Saint Germain debutojnë në stadiumin e tyre përballë Manchester United. Tuchel nuk ka në dispozicion një numër të konsiderueshëm lojtarësh për shkak dëmtimi, të tillë si Bernat, Icardi, Marquinhos apo Verratti. Sidoqoftë në Paris treshja e sulmit Mbappe-Neymar-Di Maria janë kërcënimi kryesor i United.

Chelsea dhe Sevilla përballen, për herë të parë, në Champions League. Blutë e Londrës do të provojnë forcat përballë spanjollëve, një skuadre eksperte në kompeticionet ndërkombëtare. Në fushë do të jetë edhe Lazio e Thomas Strakoshës që do të presë në Olimpiko, gjermanët e Borusia Dortmund.