Champions, sonte dy gjysmëfinalistet në garë Real-Atletiko, Monaco- Juve

456
Sonte do të mësohen dy ekipet e fundit gjysmëfinaliste të Champions League. Reali i Madridit do të presë ekipin e Atletikos në derbin e kryeqytetit, ndërsa Juventusi udhëton për t’u ndeshur me Monacon.
Reali nuk do të ketë këtë ndeshje Modric, Bale dhe Benzema për shkak dëmtimesh, por italiani Anceloti nuk do justifikime, pasi grupi ka mjaft cilësisë që mund të përballojnë sfidën e sotme. “Të premten dukej se Benzema kishte bërë progres por jo. Ai nuk ka arritur të rikuperohet për derbin Madrilen. Por këto dëmtime nuk do të na demoralizojnë. Sikur bëmë sezonin e kaluar mirë duhet të bëjmë edhe këtë sezon.
Ne jemi të përgatitur për cdo gjë. Stërvitjet për penallti nuk janë të lehta, sepse kjo është një cështje psikologjike dhe mendore, po ashtu ne stërvitje nuk mund ta krijosh atmosferën e një stadiumi. Eshtë një ndeshje e tillë e rëndesishme që kemi nevoje për motivim. Kemi përgatitur ndeshjen me një strategji të mirë. Atletiko është një ekip shumë i fortë dhe shumë i mirë në mbrojtje.
Ne kemi problem të shënojme, por jam i bindur se do të arrijmë te goli”deklaroi ai. Ndërsa Simeone në krahun tjetër thekson se “Pres një ndeshje emocionuese, nga ato që janë të rralla në futboll. Për momentin fokusi im është te mënyra se si mund ta dëmtojmë Realin dhe nuk mendoj për mungesat e tyre si Modriç apo Bale. Intensiteti i takimit të parë dëshmoi se çfarë presim nga kundërshtari, që është një prej ekipeve më të fortë në botë’. 
Sigal