Champions League/ ​Trajneri i Crusaders sulmon Skënderbeun: Ishin për turp

1126
Skënderbeu kaloi në turin e tretë kualifikues të Champions League edhe pse e humbi ndeshjen e kthimit ndaj Crusaders 3-2.
Korçarët ishin në avantazh dhe pësuan dy gola në shtesë por trajneri i irlandezo veriorëve sulmon ashpër kampionët e Shqipërisë duke thënë se Skënderbeu ishte për turp.
Stephen Baxter denoncon lojën e pisët të kampionëve duke bërë çdo manovrim për të harxhuar kohën.
“Skënderbeu nuk tregoi aspak respekt për ne.Taktika e tyre për të humbur kohën ishte një turp I vërtetë” shprehet Baxter.
Ai vijon: “Ata na mposhtën javën e kaluar dhe unë I paralajmërova se në Belfast do ishte ndryshe dhe kjo u vërtetua” përfundon trajneri i Crusaders.
Skënderbeu do të luajë në turin e tretë të Champions League ndaj moldavëve të Milsami Orhei. 
Sigal