Champions/ Bayern Munchen “çmonton” Plzen, shënon dhe golin e pestë (VIDEO)

295
Sigal

Bayern Munich e ka kthyer në një seancë stërvitore sfidën e Champions League përballë Viktoria Plzen.

Kampionët e Gjermanisë në fuqi, kanë shënuar edhe golin e pestë ndaj ekipit çek duke mbyllur të gjitha llogaritë e ndeshjes.

Sane ka zhbllokuar sfidën në Allianz Arena me një goditje të bukur në minutën e 7-të para se Gnabry të dyfishonte avantazhin e vendasve në të 13-ën, duke finalizuar në mënyrën e duhur një aksion të bukur.

Goli i tretë ka ardhur në minutën e 21-të dhe është shënuar nga Sadio Mane. Ish-ylli i Liverpool ka tundur rrjetën pas një aksioni të bukur personal.

Ndërkohë në fraksionin e dytë të lojës, bavarezët shënuan edhe 2 herë me anë të Sane dhe Eric Maxim Choupo-Moting përkatësisht në minutat 51’ dhe 59’.

BAYERN-PLZEN 1-0 – VIDEO

BAYERN-PLZEN 2-0 – VIDEO

BAYERN-PLZEN 3-0 – VIDEO

BAYERN-PLZEN 4-0 – VIDEO

BAYERN-PLZEN 5-0 – VIDEO