Cassano “godet” rëndë Ronaldon: Këta janë 5 futbollistët më të mirë në historinë e futbollit

168
Sigal

Ish-futbollisti italian Antonio Cassano ka zgjedhur 5 futbollistët më të mirë të historisë.

Ish-lojtari i Real Madridit, na ka befasuar me zgjedhjet e tij duke injoruar tërësisht Cristiano Ronaldo për të cilin tha se nuk e meriton të jetë mes më të mirëve të historisë.

“Jorge Mendes thotë se Topi i Artë i përket Ronaldos? “Po, ai është më i miri në histori”, tha Cassano me ironi.

“CR7 nuk është as në pesë të parët, Mendes është një agjent i mirë, komplimente, por nëse po flasim për nivel absolut, Cristiano Ronaldo nuk ka të bëjë me të”.

“Për mua, ai nuk është në top 5. Do të vendosja Lionel Messin, Diego Maradonën, Pele, Johan Cruijff. Dhe pastaj do ta vendos Ronaldo fenomenin”, tha Antonio Cassano.

Pavaresisht kësaj deklarate, Cristiano Ronaldo gjatë karrierës së tij ka fituar gjithçka të mundshme madje rekordet e tij me Realin do të jenë për shumë vite të pathyeshme.