Cana: Fanellën e kombëtares nuk e ndërroj me asgjë

489
Lorik Cana thotë se veshja e fanellës së kombëtares shqiptare është krenaria më e madhe e tij si sportist. Kapiteni i Kuqezinjve i ka dhënë këto deklarata pas ndeshjes miqësore ndaj Francës, të zhvilluar vikendin e kaluar, të cilën Shqipëria e fitoi me rezultat minimal 1-0.
Cana u pyet nga gazetarët se si është ndjerë gjatë kësaj ndeshje, duke qenë se kishte pasur mundësinë të luajë edhe për Francën, vend ku e ka filluar karrierën futbollistike. Por, ai nuk ka dyshime në këtë aspekt.
“Që kur kam qenë 8-9 vjeç i kam parë Altin Rraklin e Igli Taren në TV dhe gjeneratat e para të tyre, dhe kam ëndërruar që një ditë ta mbaj këtë fanellë. Kjo ka qenë krenaria më e madhe e jetës time si sportist dhe nuk do ta ndryshoja me asgjë në jetë. Shpresoj që ta përjetoj një kualifikim, por nëse nuk bëhet me mua, jam i sigurt që do të bëhet në një të ardhme pa mua”, ka thënë Cana.
Sigal