Bylisi ul në “gjunjë” Flamurtarin, Shensoi: “Fati është me trimin”

553
Sigal

Ballshiotët fitojnë 1-0 në Vlorë në ndeshjen e parë çerekfinale. Vendos goli i beratasit Klodian Arbri

 Bylisi i shkaktoi një humbje të pamenduar në kampin vlonjat, teksa ballshiotët e udhëhequr nga një trajner karizmatik si Naxhi Shensoi fituan 1-0 ndaj Flamurtarit vendas, në ndeshjen hapëse të Kupës së Shqipërisë. Golin e vetëm e shënoi Klodian Arbëri në minutën e 8-të. Duhet theksuar fakti, se ndeshja ishte planifikuar për t’u zhvilluar ditën e shtunë, por për shkak të terrenit të rrënduar nga shirat e shumtë ajo u shtua për dje.

NOA

Trajneri i Bylisit, kosovari me pasaportë turke, Naxhi Shensoj, vlerësoi lojën e skuadrës së tij, por nuk mungoi të theksonte dhe fatin që pati skuadra ballshiote  ndaj tri herë fituesve të Kupës së Shqipërisë. ““Luajtëm ashtu siç duhet të luajmë në një ndeshje në transfertë, aq më tepër ndaj një skuadre si Flamurtari, – tha Shensoj për mediat. “U përshtatëm mjaft mirë kushteve të lojës, terrenit, dhe ishim kompakt. Shfrytëzuam rastin që na u paraqit dhe arritëm të shënojmë në pjesën e parë. Kemi pasur dhe pak fat sot (dje) dhe jam tepër i kënaqur me skuadrën për lojën që zhvilloi”. Shensoj njihet si një njeri i batutave dhe ato nuk mund t’i mungonin. “Në princip nuk e kam të veçoj ndonjë lojtar, por dua të përmend portierin Haxho që ishte në një ditë të mirë, ka mbrojtur shkëlqyeshëm portën nga disa raste të kundërshtarit. Edhe mbrojtja ka qenë në nivelin e duhur, ndërsa dua të përmend një shprehje latine ‘fati është në anën e trimit, jo të frikacakut’, gjithnjë pa ofenduar askënd”. Naxhi mbërriti në “Adush Muça”, pas dorëheqjes së parevokueshme të Agim Canajt. “Kam tre ndeshje që drejtoj ekipin dhe kemi arritur tre fitore, me Tiranën, Besën dhe tashmë për Kupë me Flamurtarin. Kam biseduar me presidentin Kapllanaj që është mjaft entuziast dhe po përjeton gjatë gjithë kohës suksesin e Bylisit, por nuk duhet të ngarkohet shumë. Ne nuk e kemi atë gjendje me përballuar ngarkesën psikologjike që patjetër duhet të shkojmë në Evropë. Ne duhet të përqendrohemi në çdo betejë dhe në fund të fitojmë luftën. Kjo është filozofia dhe psikologjia ime si trajner. Jemi në rrugë të mbarë, por kemi edhe pesë ndeshje për të luajtur. Kemi fituar vetëm një ndeshje, por akoma jo luftën, pasi kjo është të zëmë vendin e parë apo të dytë në grup, të kalojmë në gjysmëfinale e më pas në finale”. Shensojit nuk mund t’i mungonte kurrsesi dhe falënderimi për paraardhësin e tij. Me shumë xhentilesë ai tha: “Duhet të pranoj që edhe kolegu im, Agim Canaj, ka dhënë shumë për këtë skuadër. Ai vazhdoi ku e lashë unë dhe tani unë po e vazhdoj aty ku e la ai. Canaj nuk u largua sepse nuk ka qenë i suksesshëm, por ndonjëherë këputet komunikimi dhe detyrohet që trajneri të largohet. Ne kemi një kompaktësi idesh dhe po vazhdoj në rrugën e duhur me ekipin. Në këto ndeshje ne kemi luftuar fort, nuk kemi bërë ndonjë gjë të madhe, por duhet të vazhdojmë të punojmë shumë”. Tri ndeshje, tri fitore janë treguesi më i mirë.

Rubio: “Nuk jam dorrëzuar kurrë!”

 Trajneri spanjoll duket se e ka fatin kundër. Të paktën kjo përshtypje të krijohet nga deklarata e tij, pas humbjes befasuese me Bylisin në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. “Jo gjithmonë ai që meriton më shumë fiton. Ne krijuam tetë raste kundër një, por për fat të keq e humbën ndeshjen. Nuk dua të justifikohem, por të gjithë e panë terrenin ku u luajt ky takim. Ekipi dhe të gjithë lojtarët në këtë terren dhanë gjithçka, krijuan shumë raste të pastra për gol, por për fatin tonë të keq nuk arritëm të shënojmë”. Rubio nuk e sheh ta pamundur kualifikimin për në gjysmëfinalet e kompeticionit, objektiv që skuadra vlonjate e arriti dhe sezonin e kaluar. “Janë dhe pesë ndeshje dhe kualifikohen dy ekipe. Humbëm vetëm ndeshjen e parë, por në mënyrë të tillë, duke pasur shumë raste, besoj se nuk do t’i humbasim dhe ndeshjet e tjera”. Në fakt, largimi i Shkëlqim Muçës dhe mbërritja e spanjollit u prit me entuziazëm, por rezultatet e Rubios ende nuk janë ato që priten prej trajnerit, që fitoi tre trofe në harkun e 14 muajve me Tiranën. “Rreziku i stolit?

Praktikisht jo, por kjo nuk varet nga unë. Personalisht asnjëherë nuk jam dorëzuar, në asnjë moment”,  – përfundoi Hulian Rubio. Ndeshja e ardhshme e Flamurtarit është ajo kundër Teutës, që nga ana e saj humbi thellësisht 4-0.

KUKËSI-KASTRIOTI 1-0

“Ski” në Kukës, vendos Allmuça

 Kukësi doli fitimtar ndaj Kastriotit në ndeshjen hapëse të Kupës së Shqipërisë, falë një goli të realizuar nga mesfushori veteran Igli Allmuça, por ndeshja është luajtur në një fushë të bardhë, të mbuluar plotësisht nga bora, aq sa lojtarët më shumë i kanë përdorur këpucët për të bërë figura artistike në rolin e skiatorëve, teksa topi me ngjyrë të kuqe i dha më bukuri lojës. Pas fitores së thellë 4-1 të Skënderbeut ndaj Shkumbinit në Peqin (kampionët në fuqi tashmë kryesojnë grupin A), dje ishte radha e Kukësit të merrte tri pikët e para. Të besuarit e trajnerit Armando Cungut, ashtu si në kampionat që gjatë fazës së parë kanë bërë një paraqitje mjaft të mirë, edhe në Kupë po konfirmohen si një ekip me ambicie të mëdha, madje me pretendime dhe për të hyrë në histori si fitues i kompeticionit. Ndeshja u luajt në temperatura mjaft të ftohta. Verilindorët ia dolën të fitonin minimalisht, duke marrë menjëherë kreun së bashku me korçarët. Duhet theksuar se, dhe Kastrioti kishte udhëtuar drejt “Zeqir Ymerit”, me synimin për të marrë një rezultat pozitiv, teksa 90 minutat kanë treguar dëshirën e të dy formacioneve për të marrë fitoren. Takimi ka filluar me rreth 20 minuta me vonesë, ku vendësit janë hedhur menjëherë në kërkim të avantazhit, ndërsa miqtë mundohen të mbrohen fort. Topi i kuq qarkullon më së tepërmi në gjysmëfushën e krutanëve, deri sa në minutën e 31-të përfundon në rrjetë pas një gjuajtje të saktë të Igli Allmuçës. Në pjesën e mbetur të lojës Kastrioti mundohet të gjejë golin e barazimit, por edhe kuksianët kanë mundësitë e tyre për shënim, megjithatë rezultati nuk do të ndryshojë e Kukësi merr tri pikët e para në grup. Në ndeshjen e fazës së parë, Kukësi fitoi 3-1 në “Zeqir Ymeri”. Asion Daja i Kastriotit i befasoi kuksianët kur shënoi pas vetëm dy minutash lojë, ndërkohë që përmbysja e madhe erdhi pas tripletës “blu”, të shënuar nga Gerhard Progni, Lazar Popoviç dhe Igli Allmuça. Kuksianët nuk kanë humbur asnjë ndeshje në shtëpi. Në javën e dytë të ndeshjeve çerekfinale, do të kemi supersfidën Skënderbeu-Kukësi (15 dhjetor, 17:00). Në takimin e vlefshëm për Kategorinë Superiore, Skënderbeu fitoi 2-0. Po, për grupin A, Kastrioti do të presë Shkumbinin në Krujë.

 LAÇI-TEUTA 4-0

Laçi “zhvesh” Teutën, pokeri i kurbinasve

Laçi i dha një leksion shumë të hidhur Teutës së vendit të dytë në Superligë, duke fituar me rezultatin e thellë 4-0 në ndeshjen hapesë të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Kurbinasit e dominuan takimin nga minuta e parë dhe deri tek e fundit, madje mund të kishin realizuar më shumë gola. Si Laçi, ashtu dhe Teuta, nuk e kanë fshehur objektivin e tyre në Kupën e Shqipërisë, ku synojnë trofeun apo finalen për të siguruar një vend në Kupat e Evropës. Ndaj përballja e tyre e djeshme për Grupin B pritej me interes, ndërsa 90 minutat kanë treguar supermacinë e kurbinasve. Rikthimi i Stavri Nicës në stolin e bardhezinjve rezultoi mëse i suksesshëm, ku djemtë e tij dhanë më të mirën për të arritur jo vetëm fitoren e parë në grup, por edhe bindën me lojën e tyre. Në minutën e 30-të Milenkoviç kalon në avantazh kurbinasit me një goditje të bukur e të saktë nga distanca, ndërsa vetëm 120 sekonda më mas dyfishon Buljan nga pika e bardhë. Kaq duhet që durrsakët thuajse të dorëzohen, ndërsa Laçi nuk ngopet dhe në pjesën e dytë shënon dhe dy herë të tjera me Nimanin në të 64’ dhe në të dytën shtesë. Fitorja mund të ishte dhe më e thellë, nëse vendësit nuk do të shpërdoronin dhe një penallti (priti portieri Rizvani), ndërsa për durrsakët mund të përmenden dy goditje të shtyllës së portës së mbrojtur nga Vashaku. Kësisoj, me këtë fitore të thellë Laçi merr menjëherë kreun e Grupit B. Edhe në kampionat, Laçi kishte fituar 1-0 me Teutën. Durrsakët e kanë fituar tri herë kompeticionin (1995, 2000 dhe 2005), ndërkohë që Laçi ka qenë vetëm një herë gjysmëfinalist në sezonin 1997-1998 (si dhe katër herë çerekfinalist). Në javën e dytë, Teuta do të përballet me Flamurtarin, me të dyja skuadrat që janë në kuotën e zero pikëve. Pra, do të jetë një ndeshje që do të vendos jo pak për ecurinë e tyre. Bylisi do të presë në shtëpi Laçin.

Java: 2

16.12.2012 Teuta-Flamurtari          17:00

16.12.2012 Bylis-Laçi           14:00

KUPA E SHQIPËRISË

EDICIONI I 61-TË

RRUGA DREJT FINALES

TURI I PARË PARAELIMINATOR

12.09.2012

Sukthi-Luzi 2008     2-1

Veleçiku-Olimpiku    1-3

Gramozi-Tepelena     3-0

Skrapari-Albpetrol   1-3

TURI I DYTË PARAELIMINATOR

19.09.2012

Sukthi-Olimpiku      1-2

Gramozi-Albpetrol    3-0

TURI I PARË ELIMINATOR

25.09/03.10.2012

GRUPI A

A1 Skënderbeu-Olimpik      7-2 (2-2)

A2 Tirana-Partizani        1-0 (2-1)

A3 Kastrioti-Himara      2-1 (2-0)

A4 Vllaznia- Iliria       2-1 (2-0)

A5 Shkumbini-Butrinti      3-0 (0-2)

A6 Apolonia-Elbasani       1-0 (0-0)

A7 Kukësi-Besëlidhja       1-2 (4-2)

A8 Kamza-Dinamo           1-0 (1-0)

GRUPI B

B1 Teuta-Gramozi     *          3-0 (4-0)

B2 Flamurtari-Naftëtari    4-1 (1-0)

B3 Bylis-Tërbuni                1-0 (2-0)

B4 Laçi-Mamurrasi          0-0 (3-0)

B5 Tomori-Ada             1-0 (1-2)

B6 Luftëtari-Gramshi       5-0 (0-1)

B7 Besa-Burreli            6-1 (4-1)

B8 Pogradeci-Lushnja       0-2 (0-5)

– Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para. Teuta-Gramozi nuk u luajt, rezultati është i fitores në tavolinë.

TURI I DYTË ELIMINATOR

24.10/07.11.2012

GRUPI A

C1 Skënderbeu-Kamza        3-0 (1-0)

C2 Tirana-Kukësi           3-2 (0-4)

C3 Kastrioti-Apolonia      0-0 (2-1)

C4 Vllaznia-Shkumbini      2-1 (0-1)

GRUPI B

T1 Teuta-Lushnja                4-2 (0-0)

T2 Flamurtari-Besa         1-1 (1-0)

T3 Bylis-Luftëtari         3-1 (1-2)

T4 Laçi-Tomori             3-1 (0-0)

– Në kllapa janë rezultatet e ndeshjeve të para.

KUPA E SHQIPËRISË

FAZA ÇEREKFINALE 

Grupi A

Java: 1

08.12.2012 Shkumbini-Skënderbeu 1-4

09.12.2012 Kukësi-Kastrioti     1-0

Java: 2

15.12.2012 Skënderbeu-Kukësi    17:00

15.12.2012 Kastrioti-Shkumbini  14:00

Java: 3

23.12.2012 Kastrioti-Skënderbeu 14:00

23.12.2012 Kukësi-Shkumbini          14:00

RENDITJA

1. Skënderbeu   1    1    0    0    3

2. Kukësi       1    1    0    0    3

1. Kastrioti    1    0    0    1    0

1. Shkumbini    1    0    0    1    0

Grupi B

Java: 1

08.12.2012 Flamurtari-Bylis          17:00

09.12.2012 Laçi-Teuta          4-0

Java: 2

16.12.2012 Teuta-Flamurtari          17:00

16.12.2012 Bylis-Laçi           14:00

Java: 3

22.12.2012 Flamurtari-Laçi      17:00

23.12.2012 Bylis-Teuta          14:00

RENDITJA

1. Laçi         1    1    0    0    3

2. Kukësi       1    1    0    0    3

1. Kastrioti    1    0    0    1    0

1. Shkumbini    1    0    0    1    0