Bylisi rikthehet në krye të klasifikimit, Laçi ka harruar të fitojë

426
Sigal

Ndeshja mes Bylisit dhe Laçit është mbyllur në një barazim pa gola, aty ku kurbinasit kanë arritur të dominojnë ndeshjen por një Hidi në superformë nuk ka lejuar që të preket porta e tij. Kurbinasit nuk po kalojnë një moment të mirë dhe kjo ndeshje e konfirmon edhe një herë tjetër formën e dobët që po kalon këtë sezon.

Ndërkohë, kjo fitore e ngjit sërish Bylisin në krye përkohësisht dhe mund të presë qetësisht ndeshjen mes Kukësit dhe Vllaznisë që luhet pak më vonë. Skuadrat do të jenë disa ditë pushim për shkak të ndeshjeve të Kombëtares.

Laçi – Bylis 0-0