Broshurat statistikore, ritmika e punëve në FSHF

550
Duke menduar se një institucion si FSHF-ja duhet të ketë vazhdimësi në të gjithë treguesit e sektorët e saj, promovimi i numrit të ri të revistës zyrtare “Albania Futboll”, jo vetëm që mban të gjallë memorrien e gjithçkaje që ka kaluar në hapësirën e një kampionati, por i ushqen të gjithë të interesuarit me këto detaje. Ky është një ribotim, pasi kjo revistë ka vite që botohet nga federata, dhe në këtë numr të 27-të të saj, jemi munduar që të sjellim profesionalisht, ritmikën e një sezoni të gjatë, të vështirë, por edhe të bukur. Tashmë, jo vetëm gazetarët që punojnë me sportin e në veçanti me futbollin, por edhe vetë klubet e skuadrat, në këtë revistë do të gjejnë gjithçka që atyre do tu duhet për të parë atë çka lanë pas me të gjitha dukuritë, e mbi bazën e tyre të ndërtojnë të ardhmen, natyrisht me të tjera norma e standarde profesionale. Vetë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, njëherësh dhe Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku, kanë qenë promotorë të kësaj reviste, e cila njëherësh shoqërohet edhe me buletin për statistikat e sezonit të kaluar futbollistik 2016-2017. 

Gerti ÇARÇANI
Sigal