Brdariç: Na pret një ndeshje e fortë me AEL Limassol, të luajmë më fortë!

181
Sigal

Vllaznia do përballet për turin e dytë të Conference League në transfertë kundër të AEL Limassol. Qipriotët janë favorit në letër, por shkodranët shpresojnë që të marrin një rezultat pozitiv. Para ndeshjes ka folur trajneri Brdariç.

“Mendoj se lojtarët e mi janë gati për një ndeshje të madhe. AEL Limassol është një ekip shumë serioz dhe duhet të jemi përgatitur për një ndeshje të madhe. Ne duhet të shkojmë atje me shumë vetëbesim, duhet të jemi përgatitur shumë fort, sepse presim një kundërshtar agresiv dhe sulmues.

Ndoshta do kenë edhe një shtysë nga atmosfera sepse do kenë rreth 75% të tifozëve në stadium. Duhet të përgatitemi më fort se në ndeshjen e parë, duke qenë se presim një ndeshje shumë të fortë”, tha strategu kroato-gjerman.

Kujtojmë që që sot UEFA vendosi që ndeshja të mos luhet në orën 16:30, por në 19:00 për shkak të temperaturave të larta.