Luhet gjysmë finalja e Coppa America midis Brazilit dhe Argjentinës, në stadiumin Belo Horizonte, në orën 2:30 të mëngjesit me orën tonë.
Brazili duhet të fitojë me patjetër pasi e ka detyrim pasi luhet në shtëpinë e tyre, në sulm pritet treshja, Gabriel Zhezus-Firmino-Kutinjo.
Me gjithë se ka pakënaqësi pas barazimit me Venezuelën dhe kalimit vetëm me anë të penalltive kundër Paraguait.
“ Ndjehemi mirë pavarësisht se ka pasur shumë net që nuk kemi bërë gjumë,shpresojmë t’ia dalim”, u shpreh trajner i brazilit Tite.
Ndërsa nga ana tjetër Argjentina erdhi me shpresa të mëdha të fitonte Coppa America. Ata kanë një lloj trysnie për të fituar por jo më shumë se vendasit. Lionel Mesit i kërkohet të fitoj më në fund një trofe me kombëtaren.
Stërvitja e fundit u bë në kompleksin e Kruzeiros, me trajnerin Skaloni që padyshim u përpoq të forconte mbrojtjen, ndërsa për sulmin do të mendojë treshja Mesi-Lautaro Martinez-Aguero.
“Brazili është në moment të mirë, lojtarët kanë kohë që luajnë bashkë, dhe trajneri ka kohë në stol, ky është një avantazh për ta”, u shpreh trajneri Salkoni. Ai tha dhe se Brazili është favorit i Kupës së Amerikës, rivali për t’u mundur, por shtoi se kjo nuk do të thoshte se Argjentina nuk do të luante për fitore.