“Botërori në Skaner” me Gert Çarçanin

554
Sigal

Debati sportiv nisi dje në orën 22:50, për të kulmuar ditën e finales së madhe së Kupës së Botës

Kur na ndajnë vetëm pak orë nga nisja zyrtare e Kampionatit të 20-të Botëror të Futbollit, që do të marrë udhë me ndeshjen Brazil-Kroaci në “Arena” të Sao Paolos (sot, në orën 22:00), dje në studion e televizionit të njohur “Albanian Screen” mori jetë emisioni i përnatshëm sportiv “Botërori në Skaner”, i drejtuar nga moderatori i njohur, gazetari Gerti Çarçani. Janë dy orë transmetim çdo mbrëmje duke nisur nga ora 22:50 dhe deri në orën 01:00 të mëngjesit, ku në “sitën” e të ftuarve të përhershëm, por dhe miqve të shumtë të përditshëm. Analiza në detaj, si nga këndvështrimi teknik dhe ai mediatiak, por dhe të botës rozë gjithçka që do të ndodhë gjatë 64 ndeshjeve të “Brazil 2014”, nga takimi hapës ai Brazil-Kroaci (12 qershor) e deri tek Finalja e Madhe e 13 korrikut në Rio De Zhaneiro, atje ku do të ndahet edhe trofeu. Janë 32 skuadra që pretendojnë trofeun, por dhe 32 emisione të përditshme që do të zhvillohen në arenën e krijuar enkas në studion e “Albanian Screen”. Sfidat në Brazil janë të mëdha, ashtu siç janë të shumtë edhe pretendentët për titullin, me vendin organizator që synon trofeun e gjashtë, por të parin në vendin e tij. E njëjta sfidë do të jetë edhe në 120 minutat e emisionit “Botëror në Skaner”, për të fituar një garë mediatike dhe audience me rivalët e televizioneve të tjera. Dhe Çarçani ka qenë gjithnjë nga ana e fituesit. Përvoja e tij e gjatë, për më tepër që “Botëror në Skaner” është një “binjak” i të suksesshmit “Skaner Kampionat”, apo dhe “Mëngjes në AS”, i jep luksin të moderojë me sukses eventin më të madh futbollistik, pse dhe jo sportiv të planetit. “Televizioni ‘Albania Screen’ ka organizuar me shumë sukses një emision të ngjashëm edhe gjatë finaleve të Euro 2012, i cili ka qenë tepër i ndjekur, – tha moderatori Çarçani për gazetën “Telegraf”. Në panelin e “Botërori në Skaner” do të jenë të përhershëm analisti dhe gazetari i njohur Skënder Minxhozi, gazetarët sportivë Fatmir Mneri dhe Ahmet Shqari, ndërkohë që ish-gjyqtari i FIFA-s, Albano Janku do të kujdeset për “moviolën”, ndërkohë që modelja Vivian Canaj do të kujdeset për “Gossip”-in, e në këtë rubrikë të fundit lajmet janë gjithmonë të këndshme. “Do të jetë një emision i pasur, jo vetëm me analiza të detajuara të ndeshjeve, komentet pas ndeshjeve të protagonistëve, statistika, të veçanta, lajme në kohë reale që vijnë nga kampet e 32 skuadrave dhe nga mediat ndërkombëtare. Një skaletë e plotë rubrikash, që do të pasurohet edhe nga të ftuarit, njerëz të sportit, politikës, artit, etj.”, – shton gazetari Gert Çarçani, i cili është në kulmin e përgatitjeve për të realizuar me sukses sfidën e radhës.

Paneli

 Në panelin e “Botërori në Skaner” do të jenë të përhershëm analisti dhe gazetari i njohur Skënder Minxhozi, gazetarët sportivë Fatmir Mneri dhe Ahmet Shqari, ndërkohë që ish-gjyqtari i FIFA-s, Albano Janku do të kujdeset për “moviolën”, ndërkohë që modelja Vivian Canaj do të kujdeset për “Gossip”-in

Emisioni

 Janë dy orë transmetim çdo mbrëmje duke nisur nga ora 22:50 dhe deri në orën 01:00 të mëngjesit, ku në “sitën” e të ftuarve të përhershëm, por dhe miqve të shumtë të përditshëm. Analiza në detaj, si nga këndvështrimi teknik dhe ai mediatiak, moviolë, lajmet më të fundit nga kampet e detaje të tjera.

“Parashikoj një finale Gjermani-Brazil”

 Vetë Çarçani është një tifoz i Italisë. “Por, – shton moderatori i “Botërori në Skaner”, – parashikon një finale Gjermani-Brazil”. Brazili e ka fituar pesë herë Botërorin në vitet 1958, 1962, 1976, 1994 dhe 2002, ndërkohë që Gjermania e ka fituar atë tri herë: 1954, 1974, 1990. Gjithsesi, gjermanët kanë dalë më tepër se kushdo ekip tjetër në finale, plot 7 herë, ndërkohë që të vetmen finale me Brazilin, atë vitit 2002 e kanë humbur 2-0, me dy gola të realizuar nga Ronaldo, golashënuesin e më të mirë të Botërorëve me 15 gola, një më shumë se gjermani Miroslav Kloze, me këtë të fundit që i ka të gjitha shanset për të vendosur një rekord të ri.

Starton Botërori, sot Brazil-Kroaci

 Kampionati Botëror do të startojë sot me ndeshjen Brazil-Kroaci, takim që do të nisë në orën 22:00. Para ndeshjes do të zhvillohet dhe Ceremonia e Hapjes, teksa do të këndohet edhe Himni i Kupës së Botës.

  Udhëtim në stadiumet e Brazilit

 Kanë kushtuar 2 miliardë e 811 milionë Euro stadiumet e Botërorit. Brazili do të mikpresë Kupën e Botës, por është ende duke u marrë me disa problematika evidente.

Mane e Garrincha – Brazilia: 526 milionë Euro

 Ka kushtuar 526 milionë Euro pasi është ndërtuar nga fillimi mund të presë deri në 72 mijë njerëz dhe këtu do të luhet një çerekfinale si dhe finalja për vendin e tretë dhe të katërt.

Marakana – Rio de Janeiro: 395 milionë Euro

 Vijojmë me mitikun Marakana të Rio De Zhaneiros i rikonstruktuar për 395 milionë Euro. Është stadiumi ku do të luhet finalja e madhe.

Itaquerao – San Paolo: 329 milionë Euro

 Stadiumi Itaquerao i Sao Paolos do të mikpresë ndeshjen hapëse të Botërorit dhe ka një kapacitet prej 48 mijë vendesh, por edhe 20 mijë të tjerë mund të shtohen me tribuna të lëvizshme.

Mineirao – Belo Horizonte: 228 milionë Euro

Pastaj vjen stadiumi Mineirao i Belo Horizontes, ka kushtuar 228 milionë Euro dhe këtu do të luhen katër takime të fazës së grupeve një ndeshje e 1 të tetave dhe një nga dy gjysmëfinalet.

Forte Nova – Salvador: 226 milionë Euro

 Kapacitet prej 52 mijë vendesh. Kushtoi 226 milionë Euro. Fonte Nova do të jetë teatri i katër takimeve të fazës së grupeve, një ndeshje të 1/8 dhe një prej çerekfinaleve.

Arena Amazonia – Manaus: 220 milionë Euro

 Arena Amazonia e Manaus ka kushtuar 220 milionë Euro është një impiant me rreth 43 mijë vend dhe do të presë ndeshjen debutuese të Italisë me Anglinë si dhe 3 takime të tjera të fazës së grupeve.

Arena Pantanal – Kuiaba: 187 milionë Euro

 Katër takime në program të gjithë të fazës së parë të Kupës edhe për Arena Pantanal të Kuiabas stadium i rikonstruktuar për 187 milionë Euro dhe që ka 44 mijë vende për tu ulur.

Arena Pernambuco – Recife: 175 milionë Euro

 Në Arena Pernambuku u shpenzuan 175 milionë Euro dhe ka një kapacitet prej 42 mijë vendesh. Do të jetë teatër i katër takimeve të fazës së grupeve si dhe i një ndeshjeje të 1/8.

Castelao – Fortaleza: 170 milionë Euro

 Stadiumi Castelao i Fortalezas në verilindje të Brazilit ka kushtuar 170 milionë Euro. Këtu do të jete skena e katër takimeve të fazës së grupeve një të 1/8 dhe i një prej çerekfinaleve.

Arena das Dunas – Natal: 139 milionë Euro

 Janë shpenzuar 139 milionë Euro ka një kapacitet prej 42 mijë vendesh dhe përveç sfidës mes Italisë dhe Uruguajit do të mikpresë dhe 3 ndeshje të tjera të fazës së grupeve I

Arena de Baixada – Kuritiba: 108 milionë Euro

 Arena de Baixada i Kuritibas pas një ristrukturimi prej 108 milionë Eurosh ka një kapacitet prej 71 mijë spektatorësh dhe në të do të luhen 4 ndeshje të Botërorit.

Biera-Rio – Porto Alegre: 108 milionë Euro

 Ka pësuar një operacion rimodelimi prej 108 milionë Eurosh dhe stadiumi Biera-Rio i Porto Alegres. Ndodhet në jug të vendit dhe në të do të luhen 4 takime të fazës së grupeve si dhe një sfidë 1/8.