Botërori i Skive, sportisti shqiptar pozicionohet i 45-i

409
Sigal

Skiatori shqiptar, i cili përfaqëson Kosovën në Kampionatin Botëror në Are të Suedisë, Albin Tahiri e ka mbyllur garën e super-sllallomit të madh dhe është radhitur në vendin e 45-të, nga 49 garues që ishin në pistë.

Rezultat aspak i mirë ky për Tahiri, që pret që në garat e radhës të arrijë rezultate edhe më të mira.

Ka qenë një garë e mirë sot, marrë parasysh se pamja nuk ishte shumë e pastër dhe nuk pati diell. Megjithatë, jam i kënaqur me garën. Ka qenë dita e parë në këtë garë, në këtë pistë. Shpresoj shumë që të arrij rezultat më të mirë në lëshim. Sidoqoftë, ka qenë fillim i mirë në këtë Kampionat”, -tha Tahiri për mediat kosovare.

Sportisti 30 vjeçar do të bëjë gara edhe në katër disiplina tjera, në Sllallom, Sllallom të Madh, Kombinim Alpin dhe Lëshim.