Botërori i Katarit, skandali që trondit turneun! Akuzat janë shumë të rënda

81
Sigal

Një akuzë e re e bujshme trondit botën e futbollit dhjetë ditë para fillimit të Botërorit. Një raport nga Equidem Research and Consulting thekson shkeljet e mëtejshme të të drejtave të njeriut dhe denoncon vdekjen e dy punëtorëve të tjerë në kantierin e ndërtimit të stadiumit që duhet të presë finalen e ardhshme të Kupës së Botës.

Punëtorët migrantë të punësuar në stadiumet e Kupës së Botës në Katar janë evakuuar nga kantieret përpara inspektimeve të FIFA-s, për të shmangur ekspozimet dhe ankesat në vendin e punës.

Krerët e kompanive të ndërtimit-shkruan Daily Mail-kanë lëshuar qëllimisht alarmet e zjarrit për të siguruar që punëtorët të largoheshin nga ambientet dhe të mos ankoheshin për trajtimin e tyre me zyrtarët e FIFA-s.

Shkeljet e të drejtave të njeriut përfshinin ndëshkimin fizik me punëtorët me performancë të dobët, largimet nga puna përballë ankesave dhe detyrimin për të punuar pavarësisht bllokimit të Covid-19.