Botërori i 2026 në 3 vende të ndryshme, zbulohet se për kë votoi Shqipëria

567
Sigal

Është mbajtur sot në Moskë kongresi i FIFA-s ku janë marrë disa vendime të rëndësishme për organizatën më të madhe drejtuese të futbollit në botë.

Një ndër to ishte organizimi i Botërorit të vitit 2026. Me 134 vota u vendos që ky eveniment t’i shkojë për organizim kandidaturës të përbërë me 3 shtete, SHBA-Kanada-Meksikë.

Boterori-470x299

Ndërkohë Maroku, kandidatura tjetër për 2026 mori 65 vota, një ndër to ishte edhe e Shqipërisë. Kujtojmë që rreth 1 muaj më parë në Shqipëri erdhi një delegacion i SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës, për të bindur FSHF-n t’i votojë, por mesa duket nuk ia kanë arritur qëllimit.

Votat-470x299