BOTËRORI 2017/ Dëmtime, zhgënjime, tërheqje dhe pak rekorde botërorë

297
BOTËRORI 2017/ Pas 10 ditë garash, në Londër uli sipasin eventi më i madh i atletikës, ja të veçantat në gara

Nga Agron KAJA
Dje, Kampionati Botëror i Atletikës e uli siparin, pas dhjetë ditëve në Londër. Në të gjitha këto ditë garimi, dramacitet dhe të papritura, duke veçuar edhe ditën e 9-të. Sepse në këtë ditë garimi, gjithçka ka nisur me kërcimin së larti për femra, ku rusja Maria Lasitskene, me provën e saj të saj prej 2.3m, ka fituar betejën me ukrainasen Levçenko, që ka marrë medaljen e argjendtë, dhe polaken Likvinko, që ka plotësuar podiumin. Ndërkohë, australiania Selli Pirson ka shtangur 4-shen amerikane, duke rrëmbyer kreun e podiumit të garës së 100 metra me pengesa për femra, ku, me kohën 12.59 sekonda, ka lënë prana Harper Nelsonin dhe gjermanen Pamela Dutkievic. Një tjetër gjerman, Johanes Feter, ka marrë medaljen e artë në hedhjen e shtizës për meshkkuj, ku, me provën e tij të dytë prej 89 metrash e 89 centimetrash, ka lënë 16 cm prapa çekun Vadljeç, ndërsa një tjetër çek, Fridrik, plotësoi podiumin, duke lënë kështu jashtë zonës së medaljeve gjermanin Rëhler. Favoriti vendas, Mohamed Farah, është detyruar të kënaqet me medaljen e argjendtë në garën e 5,000 metrave për meshkuj, pasi kampion i botës u shpall etiopiani Muktar Edris, me kohën 13:32.79, ndërsa podiumin e plotësoi amerikani Çelimo.
Dhjetëgarëshi i meshkujve ka ulur gjithashtu siparin të shtunën në mbrëmje, me garën e 1,500 m, duke kurorëzuar si kampion të botës francezin Kevin Majer, që grumbulloi 8,768 pikë dhe mposhti kështu sfidën e dyshes gjermane, Riko Fraimuth dhe Kai Kazmirek, që plotësuan podiumin. Dramatike kanë qenë dy garat e fundit të mbrëmjes, ku, në stafetën 4 x 100 për femra, SHBA dhe Britania zbritën në shkallën e fundit të podiumit Xhamajkën, duke regjistruar kohën më të mirë të sezonit, 41 sekonda e 81 të qindtat. Por gjithçka ishte e jashtëzakonshme në stafetën 4 X100 m për meshkuj, ku Britania e Madhe i rrëmbeu fitoren në finish SHBA-ve. Ndërsa ajo që i shtangu të gjithë, ishte dëmtimi i Husain Boltit në 100 metrat e fundit, që i mohoi Xhamajkës, por edhe vetë legjendarit të atletikës, vendin në podium në garën e tij të fundit 4X100 m. Në 11 garat e ditës së fundit, atletët treguan se dopingu do ti mbajë shumë larg rekordeve dhe rezultateve që kanë arritur më parë.
Top 10 në medalje
Shtetet Ari Argj Bro Total Pikë
1.SHBA 9 10 8 27 248
2.Kenia 3 1 4 8 90
3.Franca 3 0 1 4 56
4.Kina 2 3 1 7 76 
5.Polonia 2 2 3 7 73
6.Britania M 2 2 0 4 85
7.Etiopia 2 2 0 4 58
8.Afrika Jugut 2 1 2 5 39
9.Atletë neutr.1 3 0 4 39
10.Gjermania 1 2 2 5 64
Në total 40 29 41 110 
Rezultatet më të mira
Femra 
Ines Henrikes (Port) 
në 50 km, koha 4:05:56
Ema Kubrin (USA)
Në 3000 m/p, koha 9:02:58
Meshkuj
Johan Diniz (Fra) 
50 km ecje, koha 3:33:12
Xhastin Gatlin (USA)
Në 100 m, koha 9.92
Mo Farah (Ang)
10,000 m, koha 26:49.51
Stafetë 
4X100 m, koha 37.47
Stafetë 
4X400 m, koha 2:59:23
10 garësh
Kevin Majer (Fra), 8768