Blanc lë të lirë Ibrahimovic, Milan shpreson!

430
E ardhmja e Zllatan Ibrahimovic mund të përcaktohet brenda kësaj jave. Sulmuesi i Psg do të takohet me presidentin e klubit Naser Al-Khelaifi për ti dhënë fund një nga enigmave më të mëdha të kësaj merkatoje vere. 
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Ibra do ti kërkojë sheikut siguri në lidhje me kontratën e re, në të kundërt, suedezi do të vlerësoi ofertat e ardhura në drejtim të tij.
Milan nuk heq dorë nga ëndrra Ibrahimovic. Për ta mbajtur gjallë këtë ëndërr nuk mjafton vetëm takimi me Al-Khelaifi, por edhe trajneri Blanc ka dhënë sinjale të qarta se mund të bëj pa Ibrën.
Sigal