Bie poshtë propozimi për 22 ekipe, Ligue 1 nuk do të ndryshojë formatin

285
Sigal

Në Ligue 1 në Francë nuk do të ketë revolucion gjatë sezonit të ardhshëm. Kampionati elitar në Francë edhe në sezonin 2020-2021 do të vazhdojë të jetë me 20 skuadra. Për shkak të mbylljes së parakohshme të këtij sezoni për shkak të COVID-19, fillimisht u vendos që të mos binte asnjë skuadër nga kategoria dhe sezoni i ri të i Ligue 1 të ishte me 22 skuadra. Por me një komunikatë në faqen zyrtare liga franceze e futbollit ka bërë me dije se në asamblenë e mbajtur këtë të martë është vendosur me shumicë të votave që formati aktual të mos ndryshojë. Në këtë pikë nuk dihet çfarë do të ndodhë me kërkesat e Toulouse dhe Amiens që dëshironin të luanin në elitë edhe sezonin e ardhshëm. Këto dy skuadra me shumë gjasa do të rrëzohen nga kategoria për t’i bërë vend dy ekipeve që u renditën të parat në Ligue 1, Lorient dhe Lens.