Sigal

Beppe Marotta pritet të “debutojë” si drejtues i Interit, pikërisht ndaj Juventusin, klub me të cilin u nda zyrtarisht vetë pak javë më parë. Ish-drejtori bardhezi ndodhet në Nanjing, në zyrat qendrorë të Suning, për të biseduar me Zhang Jindong dhe presidentin e ri zikaltër Steven Zhang rreth detajeve për detyrën e re që do të ketë në shoqërinë milaneze.

Firmat në kontratë ende nuk janë hedhur, por kjo mbetet çështje formale.  Beppe Marotta, sipas të gjitha indicieve, do të marrë detyrën e menaxhimin sportiv të Interit (Alessandro Antonello do të mbetet administrator I deleguar për anën administrative). Më shumë mundësi zyrtarizimi i Marottas do të vijë para supersfidës me Juventusin, që do të luhet më 7 dhjetor në “Allianz Stadium”.