Befason Mourinho, “eliminon” Brazilin, Spanjën, Francën dhe Gjermaninë: Ky do jetë çifti finalist!

619
Sigal

Kur jemi vetëm një ditë para botërorit, trajnerë, futbollistë por edhe analistë të shumtë po bëjnë parashikime se cili do të jetë çifti finalist apo dhe fituesi i Kupës së Botës.

Ndër ta është dhe trajneri Jose Mourinho i cili me çiftin finalist ka befasuar jo pak pasi ka parashikuar që në finale do të luajnë Portugalia përballë Argjentinës pasi këta të dy ekipe në gjysmëfinale do të eliminonin Brazilin dhe Gjermaninë.

Trajneri i Manchester United thotë se çifte gjysmëfinaliste do të jenë Brazil-Portugali dhe Argjentinë-Gjermani.

Sa iu përket çerekfinaleve trajneri portugez shprehet se vendi i tij do ta mundë Francën në çerekfinale duke kaluar në gjysmëfinale, aty ku e do ta presë Brazili.

Në krahun tjetër, ai mendon se Messi do ta mundë Spanjën në çerekfinale dhe do të përballet me Gjermaninë.