Befason Buffon: Jam këtu për Juventusin dhe Kombëtaren italiane

653
Kohët e fundit ka shprehur shumë dyshime në lidhje me dëshirën për t’u tërhequr nga futbolli i luajtur në përfundim të këtij sezoni. Ndoshta nga dëshira e madhe për të ndjekur Champions League, ndoshta nga dëshira për t’u kthyer tek Italia dhe për të kërkuar një kualifikim në Euro 2020 pas dështimit të fundit, por edhe për të bezdisur kandidatët e zakonshëm për Topin e Artë. Janë të shumta arsyet që mund të shtyjnë Gianluigi Buffon që të vazhdojë të luajë, por deklaratat e fundit duket se kanë larguar çdo dyshim: “Kam shumë mundësi që të tërhiqem. Jam pothuajse 40 vjeç, ndiej detyrimin për t’i dhënë hapësira të tjerëve”, ka shpjeguar ai në një intervistë të dhënë për “Der Spiegel”.
Më pas, numri një i Juventus, ka pranuar me sinqeritet: “E di shumë mirë se, nëse nuk tërhiqem, do të mund të bëhesha një pengesë për të rritjen e të tjerëve. Dhe nuk e dua një gjë të tillë. Jam gjithsesi në dispozicion të Juventus-it dhe Italisë, ndihem si një ushtar në shërbim të skuadrës sime dhe vendit tim. Nëse do t’i duhet një portier unë do të isha gati, gjithmonë dhe gjithsesi. Edhe në moshën 80 vjeç”, ka thënë Buffon.
Sigal