Bayerni, kampion në Bundesligë

439
Nuk ka më dilema në Bundesligë. Pasi u skualifikuan nga Champions League në fundjavë, Bayerni i Mynihut është shpallur zyrtarisht kampion për sezonin 2015-16. Ekipi i Guardiolës fitoi me vështirësi 2-1 në transfertë ndaj Inglostadt, ndërkohë që Dortmundi u thye në duelin ndaj Frankfurtit. Të dyja golat për Bayernin u shënuan nga polaku Robert Lewandowski, ndërkohë që Aigner mposhti verdhezinjtë. Bayerni ka 85 pikë në krye e ndjekur nga Dortmund me 77, teksa mbetet edhe një javë për të zhvilluar.
Sigal