Bayer Leverkusen refuzon 90 milionë për super talentin 19-vjeçar

467
Sigal

Bayer Leverkusen nuk kanë ndërmend të humbasin yje të tjerë të skuadrës pas largimit të Jualian Bradt. Për këtë arsye, drejtuesit e “Aspirinave” kanë hedhur poshtë një ofertë prej 90 milionë eurosh nga Bayerni për mesfushorin e talentuar, Kai Havertz.

 

19-vjeçari shkëlqeu në sezonin që lamë pas, duke arritur të shënojë 17 gola në Bundesligë e duke e ndihmuar skuadrën që të sigurojë një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Kontrata e Havertz me klubin përfundon në vitin 2022, ndaj dhe drejtuesit janë të bindur për të refuzuar çdo ofertë në drejtim të tij.