Batak Çiu/ Rilindja dhe futbolli i rilindur socialist!

442
Sigal

 Kridens Meta si nuk e shënove vetë atë dreq goli! Që jemi vendi i parë në botë për trukime kjo dihet, por që të arrihet në këtë paturpësi, mungesë ndershmërie, përgjegjshmërie, sporti të dhunshëm a degjenerim institucional i futbollit kjo të revolton! Zoti Edi Rama, kjo është Rilindja e futbollit??? Përse hidhni lekë për futbollin mafioz, të kriminalizuar? Për çfarë ndërtoni stadiume kur futbolli sjell dhunë dhe është i gjithë në të zezë? Zoti Edi Rama mesazhi edukativ i ndeshjesh Flamurtari-Teuta ishte thjeshtë të rinj e të reja, studentë, popull shqiptar në Shqipëri fitohet vetëm me rrugë mafioze! Zonja Lindita Nikolla, a ka dhunë më të madhe në futboll se kjo që u pa sheshit në Vlorë? Këtë futboll deshët të promovonte “Rilindja Juaj”, e cila dhe ndershmërinë e Fidel Yllit po e çon në stres.. Zoti Armando Duka, ju nuk mund të bëni asgjë, sepse ju jeni babai i gjithë të zezave që ke mbjell në futbollin shqiptar, meritë e këshillave e kumbarit që të solli pranë futbollit, sa të jeni Ju, ky futboll do vejë keq e më keq, sepse ju jeni i kapur nga mafiozët! Ju do ta mbuloni këtë turp të radhës, që vlonjatët u turpëruan, aty në Vlorën e historisë, por sovrani vlonjat e dënoi, e mallkoi, e mohoi atë palo futboll. Zoti Adriatik Llalla vër dorën në këtë skandal për të treguar, që jeni jashtë mafies, dhe ti jepni shpresën këtij populli se në këtë vend funksionon prokuroria! Zoti Lulzim Basha, tregoni njëherë të vetme se jeni opozitë e përgjegjshme dhe sporti, edukimi i rinisë, apo institucionet e futbollit duhen të pastrohen nga ky palaçollëk! Z. Fatmir Braka, qytetar vlonjat, jurist i talentuar jep dorëheqjen nga ato palo komisione, sepse imazhi juaj vlen shumë më tepër, sesa të baltosesh nga ajo FSHF, ndërgjegjëso veten dhe të tjerët se nuk ja vlen të jesh pjesë e FSHF, e atyre komisioneve e atij turpi të tmerrshëm! Ju nuk vleni sa trukimi i ndeshjeve. Vlonjatët e ndershëm nuk e duan atë fitore, ata u revoltuan dhe mallkuan, ata u ndien të përbaltur,të fyer, të çnderuar, u ndien se u vunë në rolin e budallait, të injorantit, që shkojnë në stadium dhe u ofrohet ai turp! Këto tre pikë mbase u duhen stafit e presidencës, për të justifikuar paratë përpara sponsorëve në Turqi, mbase u duhet për ti thënë Rilindjes së Edi Ramës, na jep tokën, të vjedhim truallin falas në Vlorë? Por “Flamurtari” nuk është as Sinan Idrizi, as kompanitë turke, aty është historia e futbollit vlonjate! Turp! Turp! Turp! E kë duhet të sensibilizosh më parë dhe kujt do ti kërkosh më parë ndihmë e drejtësi! Asnjeri, turpi vlonjat dhe atyre që e gatuan, nën hundën e FSHF apo me miratimin saj, më së fundi i diskreditoi të gjithë! Të gjithë! Po si o Kridens Meta se fute një gol vetë mor tu thaftë dora, po si Brahja nuk shënove vetë, po si mor Osmani, si se shënove golin vetë ashtu si Ilion Lika në Tiranë në ndeshjen Tirana-Flamurtari, kur e pa se nuk shënonte dot, po si mor zot se fute një gol me dorë a çfarë të mundje vetëm mos të dilte ai palaçollëk i shëmtuar.