Bashkim Fino rivali që pretendon të marrë drejtimin e FSHF-së, vjen reagimi i parë i Armand Dukës

639
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka komentuar sot për herë të parë garën për kreun e institucionit më të rëndësishëm të futbollit në vend, ndërsa rivali i tij i parë është deputeti i PS, Bashkim Fino, i cili shpalli mbrëmë zyrtarisht kandidaturën.
Duka vlerësoi vullnetin e deputetit Fino për të dhënë kontributin e tij për futbollin, ndërsa tha se e gjitha kjo duhet marrë me sportivitet.
“E falenderoj Finon që është kandidat, ka dëshirë të kontribuojë për futbollin. Do kemi kohë të diskutojmë hapur për futllbollin. Nuk duhet marrë si një debat, pasi e rëndësishme është që futbolli të ecë përpara. Kjo është garë sportive dhe duhet ta marrim me sportivitet”, u shpreh Duka.
Këto deklarata Duka i bëri pas një aktiviteti në Kryqin e Kuq Shqiptar, aty ku firmosi edhe një marrëveshje bashkëpunimi.
Sigal