“Bardheblutë” gati për goditjen e rradhës, negociata me 2 sulmues

268
Sigal

Kampionët në fuqi duan një goditje të fortë në majën e sulmit dhe i preferuari i tyre mbetet bullgari Ahmed Ahmedov.

Ahmedov është nën kontratë me CSKA-në e Sofies, por Tirana ka marrë OK-in e drejtuesve bullgarë për huazimin e tij. 25-vjeçari nuk është një lojtar titullar stabël te CSKA, pasi në vend të tij preferohet ish-sulmuesi i Skëndërbeut, Ali Soue.

Mësohet se sulmuesi ende nuk ka thënë ‘’po’’, pavarësisht se CSKA ka gjetur akordin me Tiranën.

Për t’i paraprire një refuzimi nga Ahmedov, bardheblutë kanë nisur bisedmet me një njohje të vjetër në Superiore, qendërsulmuesin Artur Rexhinaldo.

Mozambikasi më parë ka luajtur për Luftëtarin, Laçin dhe Kukësin , por aktualisht është një lojtar i lirë pasi prishi kontratën me klubin Kaisar Kyzylorda. Bisedimet kanë nisur dhe Rexhinaldo mund të firmosë me bardheblutë që këtë javë.