Barcelona vendos diktaturën në “La Liga”, leksion futbolli Realit në “Bernabeu”

632
“El Clasico” e radhës vulosi përfundimisht atë që ka prodhuar kampionati spanjoll deri më tani, një Real të plogësht dhe një Barcelonë fantastike. Katalanasit kane fituar pastër 0-3 duke e dërguar diferencën e pikëve mes dy skuadrave në 14 pikë.
Praktikisht një “diktaturë” e Barcelonës në “La Liga” që tashmë kampionatin mund ta humbasë vetë, pasi kundërshtarët ketë sezon nuk duken në horizont.

Pjesa e parë tregoi një Real Madrid pak më superior por që rrezikoi shume pak për të gjetur golin, më pas, pjesa e dytë ishte një tjetër muzikë.
Barcelona vendosi diktatin ne fushë duke gjetur golin ne minutën e 54 pas një inkursioni që u vulos nga Suarez. 10 minuta më pas një këmbëngulje e katlanasve te porta e ‘galaktikëve’ detyroi Carvajal të dalë me të kuq e shkaktonte penallti, pasi priti topin me dorë. Nga 11 metrat nuk gabon Lionel Messi që dyfishin shifrat. Ylli i Barcelonës ideoi dhe golin e tretë pak para fundit që u konkretizua nga Alex Vidal


Sigal