Barcelona/ Mbrojtësi Pique rrezikon katër ndeshje pezullim

396
Mbrojtesi spanjoll, Gerard Piqué, i ndeshkuar me karton te kuq te henen ne mbremje gjate ndeshjes per Superkupen e Spanjes, e humbur nga FC Barcelona (4-0, 1-1), rrezikon kater ndeshje pezullim nese shpallet fajtor pas sulmit verbal ndaj gjyqtarit anesor. Mbrojtesi i perfaqesueses (28 vjeç) u ndeshkua me karton te kuq direkt ne minuten e 55-te te ndeshjes se kthimit ndaj Athletic Bilbao Camp Nou, pas sulmit te ashper verbal ndaj gjyqtarit anesor.

Ky rast do te shqyrtohet te merkuren nga komiteti i disiplines i Federates Spanjolle (RFEF), sipas shtypit vendas. Artikulli 94 i kodit te disiplines te RFEF per sulmet ndaj gjyqtareve parashikon “sanksione me pezullim nga 4 deri ne 12 ndeshje”. Mbrojtesi i Real Madrid, Sergio Ramos, ne 2013 eshte pezulluar me 4 ndeshje per veprimet antisportive pas klartonit te kuq te marre ne nje ndeshje. Nese sanksioni konfirmohet, kjo do te jete nje goditje e rende per Barcelonen, qe do te privohet nga nje prej titullareve te saj per kater javet e para te kampionatit, qe nis te premten.
Sigal