Barcelona kupton se çfarë ka humbur, Suarez debuton me 2 gola e 1 asist me Atletiko Madrid

382
Sigal

Barcelona ka kuptuar se çfarë ka lënë të ikë nga ekipi katalanas pas një debutimi të mrekullueshëm nga Luis Suarez me fanellën e Atletico de Madrid.

I futur si zëvendësues, uruguajani ka mundur të shënojë dy herë dhe të japë një asist për Lorenten.

Golin e parë Suarez e shënoi me kokë, ndërsa tjetrin pasi gjuajti nga larg dhe topi kapi shtyllën, mundi ta arrijë sërish për të përfunduar punën e nisur.

Atletico de Madrid fitoi me rezultatin e thelle 6-1 ndaj Granadas në ndeshjen e vlefshme për La Liga.