Sigal

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar është objektivi i rradhës për skuadrën e Barcelonës, referuar mediave në Sllovaki.

Qendërmbrojtësi është në bisedime për rinovimin e kontratës me “Nerazzurrët” pasi shkëlqeu në sezonin e kaluar, por deri më tani nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete.

Edhe ekipi i Manchester Unitedit ishte i lidhur me transferimin e tij në verë. Tani raportohet se Barcelona gjithashtu pritet të bëjë një ofertë për mbrojtësin sllovak. Sipas SME, trajneri, Ernesto Valverde është i shqetësuar me problemet që ka pasur në mbrojtjen e tij, sidomos pas lëndimit të Samuel Umtitit. Për këtë arsye ai ka kërkuar nga klubi një mbrojtës të ri, por problemi qëndron tek vera e lartë e kartonit të lojtarit pasi Inter kërkon 85 milionë euro për sllovakun.