Barcelona jep propozimin e saj për datën e zhvillimit të “El Clasico”

440
Sigal

“El Clasico” i parë i këtij sezoni është një nga më të diskutueshmit i viteve të fundit.

Gjendja e rëndë në Katalonjë, ku po zhvillohen protesta të mëdha, ka bërë që autoritetet spanjolle të shtyjnë datën e ndeshjes Barcelona – Real Madrid, për shkaqe sigurie.

Sot, Federata e Futbollit të Spanjës ka dhënë ultimatum tek dy skuadrat për të caktuar një datë, para së hënës së ardhshme.

Barcelona ka dhënë propozimin e parë, duke kërkuar që supersfida të luhet më 18 dhjetor.Mbetet të shihet nëse propozimi i skuadrës katalanase do të pranohet dhe palët do të përplasen në ditën e 18 të dhjetorit.