Barcelona e fortë për Juventusin, Dembele e Messi shënojnë në fitoren e katalunasve

130

Barcelona ka fituar ndaj Juventusit si mysafir me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Barcelona e nisi më mirë ndeshjen që kishte rast që në minutën e dytë me Atoine Griezmann, që goditi shtyllën.

Por nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i epërsisë për katalunasit.

Ousmane Dembele gjuajti bukur, topi i devijua paksa por shkoi në rrjetë për 1-0.

Juventusi shënoi dy herë me Alvaro Moratan në këtë pjesë lojë, në minutat 15 dhe 30, por në të dyja rastet ishte pozitë jashtë loje.

Dembele në fundin e pjesës së parë kishte sërish rast të mirë, por Wojciech Szczesny priti.

Me të filluar pjesa e dytë Juventusi sërish shënoi, por Morata për herë të tretë ishte në pozitën jashtë lojës.

Barcelona kishte raste të mira me Lionel Messi, dy herë, por fati nuk ishte më të.

Në fund të ndeshjes Barcelona fitoi penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Messi.

Me këtë fitore Barcelona ka gjashtë pikë, ndërsa Juventusi tre.